Kancelari Austriak Kruz
BotaLajmeReligjon

“Karta e Islamit” stigmatizon myslimanët në Austri: hebrenjtë dhe katolikët bashkohen me kritikët dhe dalin kundër kancelarit austriak.

Kjo kartë, e vendosur në internet në fund të majit, ishte e paarritshme këtë të Premte "për arsye teknike". Identifikimi i më shumë se 600 strukturave myslimane, u krijua nga Qendra e Dokumentimit për Islamin Politik, një organizatë e krijuar vitin e kaluar nga qeveria e Kancelarit konservator Sebastian Kurz. Që atëherë, polemikat nuk janë shuar.
Para Në Portofol
BiznesPsikologjiShkencë

Gjermania bën eksperiment shkencor rreth “rrogës bazë universale“ prej 1,200 euro. Do ti jepen 122 personave çdo muaj për 3 vjet.

122 njerëz, të tërhequr rastësisht nga rreth dy milion vullnetarë, do të përfitojnë në Gjermani nga ky eksperiment që synon promovimin e të ardhurave bazë. Ata do të marrin 1,200 euro ne muaj per 3 vjet rrjesht. Pagesat financohen nga donacione nga 181,000 kontribues dhe projekti, i prezantuar të Martën, do të vlerësohet shkencërisht në një studim afatgjatë.
Klodian Rasha Dhe Ardi Veliu
LajmePolitikëShqipëri

Deklaratë Lëvizja Vetvendosje Shqipëri : Nuk ka drejtësi për Klodianin me Ardi Veliun e lirë dhe në krye të Policisë

Në vend të shkarkimit të menjëhershëm të kryepolicit të inkriminuar Ardi Veliu dhe hetimit të tij, Kryeministri Edi Rama u mjaftua atë kohë me dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërkohë që ndaj protestave qytetare që kërkonin edhe shkarkimin e të parit, Policia e Shtetit vijoi të ushtronte për 6 ditë me radhë dhunë fizike, gaz lotsjellës dhe arrestime.
Myslim Murrizi
LajmePolitikëShqipëri

Myslim Murrizi i drejtohet ILD-së për rastin e gjyqtares Kapedani: “këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë”.

Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga kërkimi më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të pedagogëve që japin mësim tek Magjistratura, janë juristë të administratës shtetërore të përkrahur politikisht dhe më rezulton se janë bij e bija të gjyqtarëve të korruptuar të shkarkuar.