Category: Future Albanian Leaders

Pic | Lexotani
Future Albanian LeadersShqipëri

Future Albanian Leaders : Skender Paturri, hulumtues i institutit Max Planck i apasionuar pas shkencave kompjuterike dhe teknologjisë

Skënder Paturri është student i Shkencave Kompjuterike i cili vazhdon masterin në Universitetin e Saarland në Gjermani i sponsorizuar nga bursa gjermane DAAD. Përpara transferimit në Gjermani, Skënderi ka kryer studimet Bachelor në degën Inxhinjeri Kompjuterike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Pasi kreu studimet, ai ka punuar pranë kompanisë ALBtelecom dhe IMB në pozicionin e Software Engineer, ku edhe ka zhilluar programe të ndryshme. Si freelancer, ai ka zhvilluar një program për një kompani lider në fushën e online shopping.
27579466 203725480365990 7067283628035670016 N | Lexotani
Future Albanian LeadersKosova

Future Albanian Leaders : Fjoralba Krapi, themeluesja e Digital Station dhe Open Data Innovation e apasionuar pas marketingut & artificial intelligence

Fjoralba Krapi është themeluese e kompanisë Digital Station, kompani e marketingut dixhital që ka synim zhvillimin e strategjive të qëndrueshme të marketingut. Për më shumë se 7 vite, ajo ka punuar në fushën e marketingut dixhital dhe të dhënave, dhe përpos kësaj ka qenë gjithmonë e përfshirë në botën e krijimit të përmbajtjes, qoftë me anë të blogut, qoftë me anë të platformave të tjera dixhitale.
20190305 153806 01 | Lexotani
Future Albanian LeadersHistori FrymëzueseShqipëri

Future Albanian Leader : Mandrit Kamolli, hulumtues dhe këshilltar ligjor për çështjet zgjedhore!

Mandrit Kamolli është diplomuar me rezultate të larta në drejtësi në Kolegjin Universitar Bedër dhe më pas ka përfunduar me sukses studimet master në të Drejtat e Njeriut në European Inter-University Center në Itali dhe në Nottingham University në Angli. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca në Shqipëri dhe në vende të tjera si në Amerikë, Austri, Turqi, Francë, Bosnje, Mali i Zi, Suedi, Serbi, Poloni, etj.
Rikela Fusha | Lexotani
Future Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders : Rikela Fusha, specialiste e shëndetit publik dhe aktiviste e shoqërisë civile!

Kush është Rikela Fusha? - Rikela Fusha është një specialiste e shëndetit publik e cila ka përfunduar me rezultate të larta studimet në master shkencor në degën Shëndet Publik, pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë. Aktualisht ajo punon në një organizatë ndërkombëtare në pozicionin e Asistentes së Programit të Edukimit Shëndetësor.
Erblin Ribari Fal Photo | Lexotani
Future Albanian LeadersHistori FrymëzueseKosovaShqipëri

Future Albanian Leaders: Erblin Ribari, kandidati për Master në Universitetin e Harvardit dhe Drejtor Financiar në dua.com

Erblin Ribari është një lider i njohur financiar dhe strategjik me aftësi të mëdha analitike dhe i fokusuar në zgjidhjen e problemeve financiare. Këto aftësi ai i ka dëshmuar në menaxhimin e projekteve miliona dollarëshe dhe në rritjen e mëtejshme të ndërmarrjeve të rëndësishme në fusha si:
Dr. Serena Leka
DiasporaFuture Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders : Dr. Serena Leka, sipërmarrëse në fushën e Bioteknologjisë dhe kërkuese shkencore & pedagoge në Universitetin Aarhus në Danimarkë

Dr. Serena Leka është kërkuese shkencore, sipërmarrëse multidisiplinare dhe një profesioniste kurioze. Ajo është e interesuar në bashkëveprimin e “Idea Management” dhe “Artificial Intelligence” me objektiv arritjen e inovacionit rrënjësor për start-up(et) në proçes zhvillimi të produkteve të reja. Dr. Serena ka mbaruar studimet Bachelor në degën Financë-Kontabilitet nga Universiteti i Tiranës dhe gjithashtu studimet Master në fushën e Menaxhimit Ekzekutiv në Universitetin Aarhus me bursë të financuar plotësisht nga qeveria Daneze.
26Fabe13 Ad96 4D3B A50F 5Dcf7D01512D 2 | Lexotani
Future Albanian LeadersHistori FrymëzueseKosovaShqipëriSport

Future Albanian Leaders : Indrit Çullhaj, xhudisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave që synon lojrat olimpike Tokyo 2021

Kush është Indrit Çullhaj? – Indrit Çullhaj është një xhudist shqiptar i cili së fundmi ka marrë edhe titullin “sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në sportin e xhudos“ nga Federata Shqiptare e Xhudos. Ai është njëkohësisht tre herë kampion i ballaknit në këtë sport dhe mban nën talentin e tij 87 medalje ndërkombëtare dhe disa çmime të tjera me rëndësi në këtë fushë. Indriti është një sportist i cili ka arritur gjithçka me përpjekje dhe qëllimi i tij është që së shpejti të kualifikohet për lojrat olimpike në Tokyo 2021. Së bashku me vëllain e tij ata drejtojnë palestrën e tyre Judo Club Tirana me qëllim edukimin e brezave të rinj me anë të sportit.
Img 5317 01 01 | Lexotani
DiasporaFuture Albanian LeadersHistori FrymëzueseLajme

Future Albanian Leaders : Doruntina Ramadani, drejtoresha menaxhuese e apasionuar pas marketingut dixhital dhe fuqizimit të gruas në shoqëri

Kush është Doruntina Ramadani ? – Doruntina Ramadani është drejtoreshë menaxhuese e Digital Station, një kompani shumë e suksesshme rreth marketingut dixhital në Kosovë. Doruntina ka studiuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës. Më pas ajo ka ndjekur studimet në akademinë e gjuhëve të huaja në Vjenë, për tu fokusuar më tutje në drejtimin e saj të tanishëm në marketing dixhital në të cilën është çertifikuar nga Google në Zurich në fushën e “Performance Marketing“.
Shpresim Ndrukaj
Future Albanian LeadersHistori Frymëzuese

Future Albanian Leaders – Shpresim Ndrukaj, programuesi shqiptar që punon për kompanitë evropiane dhe amerikane

Kush është Shpresim Ndrukaj? – Shpresim Ndrukaj është programues pranë Big Orange Lab, një kompani amerikane e specializuar në ndërtimin e websiteve dhe aplikacioneve. Ai ka studiuar në degën e Informatikës në Universitetin e Tiranës dhe ka punuar në kompani të ndryshme dhe në disa projekte të mëdha në mbarë Evropën dhe në SHBA.
Dr. Jonada Tafa
DiasporaFuture Albanian LeadersShqipëri

Future Albanian Leaders : Dr. Jonada Tafa, kërkuese shkencore dhe pedagoge e Universitetit të Bolonjës në Itali.

Dr. Jonada Tafa është kërkuese shkencore dhe doktorante në Universitetin e Bolonjës në Itali. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në “Financë-Bankë” pranë Universitetit Epoka, Tiranë, ku është renditur e para në rank universiteti dhe departmenti në klasën e të diplomuarve të vitit akademik 2013-‘14.