Deklaratë Lëvizja Vetvendosje Shqipëri : Nuk ka drejtësi për Klodianin me Ardi Veliun e lirë dhe në krye të Policisë

Klodian Rasha Dhe Ardi Veliu

Ditën e djeshme, më 3 qershor 2021, në media u publikuan pamjet filmike të një prej kamerave të sigurisë në vendngjarjen e vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj mesnatën e 8 dhjetorit 2020. Video tregon se Klodiani as nuk kishte armë, as nuk e ka sulmuar fizikisht efektivin e policisë, por është goditur me armë zjarri nga efektivi i policisë nga pas shpine duke u larguar prej tij.

Në ditët pas krimit, kupola drejtuese e Policisë së Shtetit me në krye Ardi Veliun, u përfshi në manipulimin e opinionit publik mbi të vërtetën e ngjarjes, përmes deklaratave që inkriminonin 25 vjeçarin e ndjerë. Por për videon e publikuar ditën e djeshme nuk ka mundësi që organet  ligjzbatuese të mos kenë qenë shumë më herët në dijeni, prej muajit dhjetor. Kjo veçse e rëndon pozitën e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, duke e faktuar tashmë se ka konsumuar një krim institucional përmes mashtrimit publik mbi të vërtetën e vrasjes së Klodian Rashës. Kjo ngjarje e rëndë ishte një prej episodeve që dëshmojnë instalimin e elementeve të shtetit policor në Shqipëri.

Në vend të shkarkimit të menjëhershëm të kryepolicit të inkriminuar Ardi Veliu dhe hetimit të tij, Kryeministri Edi Rama u mjaftua atë kohë me dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërkohë që ndaj protestave qytetare që kërkonin edhe shkarkimin e të parit, Policia e Shtetit vijoi të ushtronte për 6 ditë me radhë dhunë fizike, gaz lotsjellës dhe arrestime.

Më 11 dhjetor 2020, Qeveria e thelloi më tej mashtrimin dhe aktin e fshehjes së krimit të nisur nga kryepolici Veliu, duke e shpallur vrasjen “aksidentale” përmes një VKM-je absurde me synimin e paragjykimit të vendimit të procesit gjyqësor si formë presioni ndaj drejtësisë, para së cilës gjendet tashmë i pandehur efektivi Nevaldo Hadëraj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri ka qenë konsistente në qendrimet e shprehura publikisht mbi këtë krim, dhe faktet kanë provuar se qëndrimet tona janë të drejta.

Thirrja “Drejtësi për Klodianin” është aktuale përderisa ende drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit qëndron në detyrë i inkriminuar, dhe ndaj tij nuk kanë nisur hetime.

Prej publikimit të materialit filmik ditën e djeshme, për publikun e gjerë është bërë edhe njëherë e qartë se Policia e Shtetit, me deklaratat e saj kundërthënëse, ka tentuar ta mbulojë krimin dhe të manipulojë opinionin publik. Këto akte përbëjnë krim institucional të Policisë. I dyshuari kryesor për këtë krim institucional është kryepolici Ardi Veliu. Ndaj përsëritim kërkesën publike bërë më 10 dhjetor 2020: Prokuroria të lëshojë menjëherë urdhërarrestin për këtë zyrtar të kriminalizuar që drejton Policinë e Shtetit dhe ai të vihet përpara drejtësisë.

Tiranë, 4 qershor 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

In English

Yesterday, on June 3, 2021, the media published footage of one of the security cameras at the scene of the murder of 25-year-old Klodian Rasha by former police officer Nevaldo Hadëraj at midnight on December 8, 2020. The video shows that Klodian did not even he had a weapon, nor did he physically attack the police officer, but he was hit with a firearm by the police officer from behind, leaving him.

In the days after the crime, the leading dome of the State Police, headed by Ardi Veliu, was involved in manipulating public opinion on the truth of the event, through statements incriminating the 25-year-old deceased. But for the video published yesterday, it is not possible that the law enforcement bodies were not aware of it much earlier, since December. This already aggravates the position of the leading dome of the State Police, already proving that it has consumed an institutional crime through public deception on the truth of the murder of Klodian Rasha. This serious event was one of the episodes that prove the installation of elements of the police state in Albania.

Instead of the immediate dismissal of the incriminated Chief of Police Ardi Veliu and his investigation, the Prime Minister Edi Rama was satisfied with the resignation of the former Minister of Interior Sander Lleshaj, while against the civil protests that demanded the dismissal of the former, the Police The state continued to exercise physical violence, tear gas and arrests for 6 consecutive days.

On December 11, 2020, the Government further deepened the fraud and the act of concealment of the crime initiated by Chief of Police Veliu, declaring the murder “accidental” through an absurd DCM with the aim of prejudicing the decision of the trial as a form of pressure on justice. , in front of whom is already the effective defendant Nevaldo Hadëraj.

VETËVENDOSJE Movement! The center in Albania has been consistent in its publicly expressed views on this crime, and the facts have proven that our views are right.The call for “Justice for Klodian” is current as long as the General Director of the State Police is still incriminated in office, and no investigation has been launched against him.

From the publication of the film material yesterday, it has become clear once again to the general public that the State Police, with its contradictory statements, has tried to cover up the crime and manipulate public opinion. These acts constitute an institutional crime of the Police. The main suspect for this institutional crime is Chief of Police Ardi Veliu. Therefore, we reiterate the public request made on December 10, 2020: The Prosecution should immediately issue an arrest warrant for this criminalized official who heads the State Police and bring him to justice.

Tirana, June 4, 2021
VETËVENDOSJE Movement!
Center in Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *