“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, i është përgjigjur Adriana Matoshi ndjekëses.
Kjo kartë, e vendosur në internet në fund të majit, ishte e paarritshme këtë të Premte "për arsye teknike". Identifikimi i më shumë se 600 strukturave myslimane, u krijua nga Qendra e Dokumentimit për Islamin Politik, një organizatë e krijuar vitin e kaluar nga qeveria e Kancelarit konservator Sebastian Kurz. Që atëherë, polemikat nuk janë shuar.
122 njerëz, të tërhequr rastësisht nga rreth dy milion vullnetarë, do të përfitojnë në Gjermani nga ky eksperiment që synon promovimin e të ardhurave bazë. Ata do të marrin 1,200 euro ne muaj per 3 vjet rrjesht. Pagesat financohen nga donacione nga 181,000 kontribues dhe projekti, i prezantuar të Martën, do të vlerësohet shkencërisht në një studim afatgjatë.
Në vend të shkarkimit të menjëhershëm të kryepolicit të inkriminuar Ardi Veliu dhe hetimit të tij, Kryeministri Edi Rama u mjaftua atë kohë me dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërkohë që ndaj protestave qytetare që kërkonin edhe shkarkimin e të parit, Policia e Shtetit vijoi të ushtronte për 6 ditë me radhë dhunë fizike, gaz lotsjellës dhe arrestime.
Fondacioni Gjirokastra fitoi Çmimin Evropian për Trashëgiminë, sot, 25 maj, për punën në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të qytetit por jo vetëm.
Këtu është qelbur burimi, ti kërkon të pastrosh depozitat sipër çatisë. Nga kërkimi më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjëse të zyrave dhe studiove ligjore të pedagogëve që japin mësim tek Magjistratura, janë juristë të administratës shtetërore të përkrahur politikisht dhe më rezulton se janë bij e bija të gjyqtarëve të korruptuar të shkarkuar.
Nëse Parisi është plot me parqe, kopshte, sheshe dhe fusha të tjera lojërash në ajër të hapur, dhe nëse ju vizitoni këtë qytet, ja vlen një vizitë nëpër këto ambjente! Ja disa prej qosheve të gjelbra më të bukura në Paris dhe rrethinat e tij!
“NZZ publikoi pohimin e rremë faktik se UÇK-ja bëri vrasje pas përfundimit të luftës. UÇK-ja u shpërbë pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999. Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë, jo nga UÇK-ja”, ka shkruar Gërvalla.
Diaspora jonë kërkon punë dhe vazhdimësi në procesin për ndërtimin e urave ndërlidhëse. Liza Gashi është mirë e përgatitur dhe me ekspertizë të i shërbej kësaj nevoje pikërisht tani.