” NJË PYETJE QË DUHET BËRË PATJETËR” – Xhevahir Spahiu
Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”
Poezi nga Ersid Karaj: ” Dhe dallëndyshet erdhën “
Pranvera erdhi,dallëndyshet erdhën,takimet tona i përpiu...
Mjeda: mjeshtër i pashembullt i formës e i gjuhës poetike në shqip. Poezi – “GJUHA SHQYPE”
Ndre Mjeda është poet dhe shkrimtar...
Poezi nga Qazim Shemaj: Ato që s’më deshën mua asnjëherë
Egrushe të bukura ishin të gjitha,Ato...
“As në qiell, as në tokë”- nga poeti më i talentuar Ersid Karaj
“As në qiell, as në tokë” Ka zemra që qajnë dhe sy që qeshin, Ka shpirtra që vuajnë dhe ndjenja që heshtin. Ka organe që rënkojnë dhe qeliza që vdesin, Ka njerëz që dashurojnë dhe dëshira që mbesin. Ka fytyra që digjen dhe këmbë që s’ecin. Ka zemra që shiten dhe zhgënjimin e tresin Ka ëndrra që flasin dhe gjurmë që flenë. Ka histori të trishta dhe ligështira që rrëfejnë. Ka mëngjese të zbehta dhe trishtime që flasin. Ka mbrëmje që na frikësojnë dhe njeriun e vrasin. Ka male që vuajnë në rënkime e shqetësime Ka shtigje dhe fusha që të ndjekin në shtegtime… “Ëndërr për Ty” Nëpër lugina mbete tashmë ti e dashur; Mes flokëve të gjelbërta e shtrirë diku atje tutje, Ku kalojnë çobenjtë me bagëtinë e hapur, Ja, që prej atje dukesh ti, duke më bërë lutje. Në atë lëndinë gërryese të lulëzuar ti ke ardhur; Mes trëndafilave zvarritesh që çelin diku atje tutje, Ku zbardhojnë gjelbërimin me këmbët e zbathura, Ja, që prej atje po m’a dërgon mua një puthje. Në atë fushë të shkundur prej dushqeve vuan e dashur; Mes shtigjeve magjike lundruese atje tej, Ku ngrysen netët tona me frymën e heshtur, Ja, që prej atje tutje vazhdoj akoma të të ndjej… “Do të vdes një ditë” Do të vdes një ditë, Si shumë ditë të tjera që kam vuajtur, Do të vdes një ditë, Ku...