Poezi nga Ersid Karaj: ” Dhe dallëndyshet erdhën “

Img 20200811 200128 542 | Lexotani

Pranvera erdhi,
dallëndyshet erdhën,
takimet tona i përpiu heshtja.
Gjethet, lulet, përsëri çelën,
Ndërsa sytë tanë i mbulojë harresa.

Do të doja shumë,
që koha të të kishte kthyer,
si dallëndyshet me krahë të hapur.
Rri dhe mendohem në këtë kohë të vyer,
Ah, sa më mungon prania jote e dashur!

Qielli më duket gri,
ashtu më duket dhe bota,
se ti nuk u ktheve në këtë kohë.
Tani rri dhe mbushem me fjalë të kota,
Kur ti dhe unë, nuk shihemi më.

Mars 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top