Poezi nga Qazim Shemaj: Ato që s’më deshën mua asnjëherë

Qazim Shemaj

Egrushe të bukura ishin të gjitha,
Ato që s’më deshën mua asnjëherë.
Dhe engjëj, dhe djaj, dhe tepër të brishta
Ato që s’më deshën mua asnjëherë.

Shpirtin s’ma njohën, por unë i çmova
Ato që s’më deshën mua asnjëherë
Me gurët e çmuar të shpirtit s’qëllova
Ato që s’më deshën mua asnjëherë.

Se ç’kishin diçka prej qelqi, prej loti
Ato që s’më deshën mua asnjëherë.
Ah, miket që keni, i ruajtë Zoti
Ato që s’më deshën mua asnjëherë!

Ersid karaj lindi në Elbasan në vitin 2001. Mbaroi shkollën e mesme në gjimnazin “Dhaskal Todri” Elbasan.
Vazhdon studimet e larta në Universitetin e Elbasanit në Fakultetin e Shkencave Humane në degën Gazetari. Pasioni i tij për letërsinë ka nisur qysh në moshën 12-vjecare. Ka botuar një libër me poezi me titullin “As në qiell, as në tokë”, në vitin 2019. Aktualisht studion, por duke ia kushtuar pjesën më të madhe të kohës letërsisë.
Ersidi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *