Kuriozitet : Kush është Matvey Petrov, gjimnasti që fitoi medaljen e artë dhe që do përfaqësojë Shqipërinë në Tokio?

Matvey Petrov

Matvei Petrov ka fituar medaljen e artë në gjimnastikë, por jo për Rusinë, po për Shqipërinë.Matvei Petrov është lindur në vitin 1990, në Rusi, ai fitoi medaljen e artë në gjimnastikë në më me 13 dhjetor 2020.Kur u intervistua për zgjedhjen e tij të pazakontë për të përfaqësuar Shqipërinë, ai tregoi arsyen pse vendosi ta përfaqësonte flamirun kuq e zi.‘Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016, unë e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner’, tha ai.

‘Unë nuk kisha menduar për të vazhduar karrierë si gjimnast. Por ndërsa punoja si trajner, gjeta pak kohë të lirë, kështu që fillova përsëri stërvitjen dhe kuptova se isha akoma në gjendje të mirë’, tha Petrov.‘ Dhe unë isha me fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. Kështu filloi historia ime me Shqipërinë ‘, përfundoi Matvei Petrov.

Muaji dhjetor u bë muaj i triumfit të madh në sportin e gjimnastikës për Shqipërinë. Me flamurin shqiptar mbi shpinë, rusi Matvey Petrov, i cili zotëron një pasaportë shqiptare prej disa vitesh, arriti të fitonte medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës që u zhvillua në Turqi.Petrov, i mbështetur fuqishëm edhe nga trajneri i tij, shqiptari Alon Hasa, arriti të triumfonte në disiplinën e kaluçit me doreza ku zuri vendin e parë.Pas këtij suksesi synimet e Petrov për 2021-in janë të fitojë medalje në Botërorin e Gjimnastikës dhe të shkojë sa më larg në Olimpiadën e Tokios verën e ardhshme.

Lajmi është dhënë nga trajneri i tij, Alon Hasa, i cili bën me dije se rusi është ftuar në olimpiadë dhe për gjimnastikën shqiptare është diçka historike.

“Të dashur miq, më lejoni që të ndaj me ju këtë lajm fantastik për gjimnastikën Shqiptare, Matvei do të përfaqësojë Shqipërinë në Tokio 2021! Për herë të parë për Gjimnastikën shqiptare! Ju falënderojmë dhe shpresojmë në një rezultat të madh për Shqipërinë! Me respekt, Aloni & Matvei”, njofton trajneri i gjimnastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *