Author: Ardit Kuqa

Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në "Etude Plus" në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn - https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/
Presidentja Von Der Leyen
KosovaLajmePolitikë

Presidentja e Komisionit Evropian, Von Der Leyen: Do të avokojmë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Për më tepër, Von Der Leyen, e ka përmendur specifikisht edhe rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke e konfirmuar angazhimin e Komisionit Evropian në drejtim të marrjes së një vendimi pozitiv nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Giovanni Brusca
BotaLajme

Itali : U lirua nga burgu Giovanni Brusca, mafiozi famëkeq i 100 vrasjeve. Tronditet opinioni publik italian.

Kjo ngjarje tronditi rëndë opinionin publik, që kërkoi për Bruscan dënimin me burgim të përjetshëm. Pas lirimit nga burgu, 25 vite më pas, të shumtë kanë qenë ata që kanë deklaruar se “kjo nuk është drejtësi”. Tina Montinaro, bashkëshortja e një prej truprojave të Falcones që u vra në vitin 1992, i tha gazetës italiane “La Repubblica” se ndihej e tradhtuar nga shteti.
Mfa October | Lexotani
KosovaLajmePolitikë

BE shpërndan 460 milion€ në Asistencë Makro-Financiare: Kosova merr 50 milion€ e rradhës.

Për Kosovën, kjo është pjesa e dytë dhe e fundit e programit të saj të MPJ-së prej 100 milion€. Kosova ka përmbushur kushtet e politikave të rëna dakord me BE për lëshimin e disbursimit të dytë prej 50 milion € në kuadër të programit. Këto përfshinin masa të rëndësishme për të përmirësuar qëndrueshmërinë e financave publike, për të rritur stabilitetin financiar, për të forcuar qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe iniciativa për rritjen e punësimit të të rinjve.