Kosova i kërkon Shqipërisë të heqë përkohësisht tarifën në “Rrugën e Kombit”

Rruga E Kombit

Kosova i ka kërkuar Shqipërisë që të heqë përkohësisht tarifën në “Rrugën e Kombit” me qëllim për të lehtësuar barrierat penguese për turistët, që zgjedhin të kalojnë pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Kjo kërkesë u bë nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit që pati me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Ai shtoi se barrierat e vënë në traun e “Rrugës së Kombit” shkaktojnë vonesa të pakëndshme tek turistët.

“Diskutuam edhe për hapat që pritet të ndërmerren nga ministritë tona në mënyrë që rruga nga Kosova deri në destinacionin e tyre në Shqipëri dhe anasjelltas të jetë sa më shumë e lehtësuar me sa më pak kontrolle apo barriera. Përfshirë këtu edhe kërkesën tonë që të gjendet një zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton pastaj vonesa për turistët tanë, të cilët shkojnë në Shqipëri, e kjo sidomos shtohet kur kemi të bëjmë me pushime afatshkurtra gjatë fundjavës dhe jashtë sezonit”, u shpreh Bislimi, i cili shtoi se biseda kryesore me ministrin Klosi ishte promovimi i turizmit dhe thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, u shpreh se turizmi është një kontribuues i rëndësishëm për ekonominë dhe buxhetin e të dyja vendeve, ndërsa u zotua se do bëjnë gjithçka, që oferta turistike e përbashkët Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet.

“Për të dy qeveritë tona besoj është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, turizmi është një industri shumë e rëndësishme e të dy vendeve tona, por po ashtu është një kontribuues i rëndësishëm në ekonominë dhe në buxhetet e vendeve tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka është e mundur që oferta turistike e përbashkët Shqipëri-Kosovë të jetë një realitet”, tha mes tjerash Klosi. Huazuar nga Euronews Albania.

In English

Kosovo has asked Albania to temporarily remove the toll on “Rruga e Kombit” in order to ease barriers for tourists who choose to spend their summer holidays on the Albanian coast.

This request was made by the Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, during the meeting he had with the Minister of Tourism and Environment of Albania, Blendi Klosi. He added that the barriers placed on the beam of “Rruga e Kombit” cause unpleasant delays to tourists.

“We also discussed the steps that are expected to be taken by our ministries so that the road from Kosovo to their destination in Albania and vice versa is as much easier as possible with as few controls or barriers. Including our request to find a solution at least temporary to eliminate the obligation to pay for the tunnel in Kalimash because this is then causing delays for our tourists, who go to Albania, and this especially increases when we have to we do with short-term vacations during the weekend and out of season “, said Bislimi, who added that the main conversation with Minister Klosi was the promotion of tourism and the deepening of cooperation between the two countries.

The Minister of Tourism and Environment in Albania, Blendi Klosi, said that tourism is an important contributor to the economy and budget of both countries, while pledging that they will do everything to make the joint tourism offer Kosovo-Albania a reality.

“For both our governments, I believe it is a joint decision that tourism is not only a pleasure, tourism is a very important industry of both our countries, but it is also an important contributor to the economy and budgets of our countries. Therefore, we will do everything possible for the joint tourist offer Albania-Kosovo to be a reality “, said among others Klosi.







Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *