Opinion: Ku shkoi shëndeti i shqiptarëve?

Opinion, Shendeti, Shqiptaret

Periudha e fushatës zgjedhore ishte kryevepra e Partisë Socialiste me në krye kryeministrin, ministrat, shokët e partisë dhe patronazhistat. Një shfaqe e jashtëzakonshme e cila shitej herë si shembull i një fushate moderne e artistike e herë si argument e sulm ndaj partive të tjera e kryesisht ndaj asaj demokratike të cilat “sëmurnin e dëmtonin” duke mos respektuar distancat sociale. Nga ana tjetër “rilindasit” ishin ata që respektonin e ruanin shëndetin e shqiptarëve.

Por çfarë i ndodhi këtij shqetësimi socialist pas zgjedhjeve?

Maskat ranë dhe dyfytyrësia u shfaq që ditën e dytë pas zgjedhjeve, e shëndetin e qytetarëve menjëherë e nëpërkëmbën sapo mbaroi numërimi (siç shihet në foto).
Në fakt ky është vetëm fillimi i demaskimit të iluzioneve dhe ëndrrave boshe që shqiptarët panë përgjatë fushatës. Në 4 vitet e ardhshme shqiptarëve jo vetëm shëndeti do ti nëpërkëmbet por ka gjasa që dhe ëndrrat do ti zvarriten, xhepat ti grisen e dinjiteti ti blihet e ti shitet deri sa vetëm emri ti mbesë.

Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në “Etude Plus” në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn – https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *