4589 orë xhirime – Vetëvendosja në shqipëri apel për analizimin!

Fill pas mbylljes së numërimit të fletëve të votimit dhe deklaratës paraprake të rezultateve të zgjedhjeve, kandidatët e pavarur të Lëvizjes Vetvendosje në Shqipëri kanë filluar nga puna për të denoncuar vjedhjen dhe shtrembërimin e votës. Njëkohësisht po këta kandidatë kanë qenë të parët të cilët kanë vënë në dukje problemet e shumta gjatë këtij proçesi.
Bindja e tyre i ka shtyrë që ata të kërkojnë rivlersimin e votave dhe fill pas pranimit të kërkesës së tyre nga KQZ, sot ata deklaruan se:
“Vetëm për Qarkun Tiranë janë mbi 4589 orë xhirime për ditën e zgjedhjeve, të cilat duhen parë dhe analizuar, e mbi të cilat duhet ndërtuar ankesa deri ditën e hënë, që është edhe afati i caktuar nga KQZ. Sigurisht që kjo është një punë titanike. Kush ka dëshirë e vullnet të ndihmojë është i/e mirëpritur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *