Kuriozitet : Si shpjegohet që përgjatë 5 shekujve, popullsia shqiptare del përafërsisht e njëjtë në numër?!

Shqip | Lexotani

Pyetjes si shpjegohet që për 5 shekuj, popullsia shqiptare del afërsisht e njëjtë në numër ( Shek.XV-XX) nuk ka as shtesë e as pakësim? Kjo ka shpjegimin e saj :

  1. Madhësia e trojeve shqiptare ka ardhur gjithnjë duke u pakësuar nga shek.XV- në shek.XX, për të thënë se në periudhën antike gjysma perëndimore e Ballkanit banohej nga popullsia ilire, duke pasur në jug grekët e në lindje Trakët.
  2. Është e dokumentuar mirë se viset e Kuçit, të Pipërit, të Vasoviçit, Palabardhët, Merkojeviqët, nga shek.XV- XVII banoheshin nga shqiptarë e në shek. XIX flasin shqip. Vetëm Fundnat e Kuçit e tërë popullata e vendeve të tjera flasin serbisht, pra janë shpërbërë.
  3. Në Mesjetën para pushtimit turk, Epiri banohej nga arbër. Historiani gjerman Th. Mommsen do t’i quaj epiriotët e lashtësisë- shqiptarët e sotëm të atyre viseve. Viset e Korshumlisë, qarku i Nishit e Pellgu i Moravës deri në Preshevë e më poshtë ishin të banuara në pjesën dërmuese të tyre nga Shqiptarë deri më 1875. Shqiptarët prej këtyre viseve u përzunë me forcë në vitet 1877-1878.
  4. Dijetari gjerman J.G.Hahn në mesin e shekullit të XIX ka eksploruar me kujdes luginën e Vardarit e në përgjithësi Maqedoninë Perëndimore. Ai thekson se Malësitë e Tetovës, Lugina e Vardarit të Sipërm e të Mesëm, deri në Goleshnicë e Veles, duke përfshirë këtu dhe Pellgun e Treskës, banohej kryesisht prej shqiptarëve, ndërsa elementi sllav në këto vise ishte shumë i pakët.
  5. Pra trojet shqiptare në shek.XV përfshinin mbi 100.000 km2; në mesin e shek.XIX -75km2 dhe më vonë, nga 1850 deri më 1912 duke u përzënë nga trojet e tyre, trojet e populluara nga shqiptarë zbritën në 55 km2 nga të cilat në shtetin shqiptar të pavarur u caktuan nga Fuqitë e Mëdha më 1913 vetëm 28.749 km2, pra bashkë me popullsinë përkatëse banuese në ato vise. Viset e tjera shqiptare iu dhanë shteteve fqinjë si Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Greqia, kuptohet së bashku me popullsinë e atyre viseve. Në shek e XV kufijtë e trojeve shqiptare, sipas dukementeve të arsyetuara e të pranuara deri tani në studimet shqiptare janë : Budua, Genta ( me Palabardhë), Piperi e Kuçi, Novipazari, Toplica, Nishi, Leskovci, Surdulica, Bujanoveci, Presheva, Kumanova, Shkupi, Velesi, Prilep, Bitolje, Follorinë, Kostur, Janinë, Artë e Preveza.
  6. Më 1850 kemi vise shqiptare: Tivar, Tuz, Rozhajë, Kurshumli, Nish, Leskovik, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Ohër, Follorinë, Artë e Prevezë. Më 1913 kufiri i trojeve shtetërore politike shqiptare zvogëlohet së tepërmi. – nga Etnologjia Shqiptare, Mark Tirta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *