Diaspora për Shqipërinë e Lirë : Shqipëria na jep nder, qeveria na turpëron!

Diaspora | Lexotani

Zjarret e ditëve të fundit në territorin e vendit i kemi ndjekur me shqetësim të thellë. Grupi i mjedisit brenda lëvizjes ka përgatitur hartën e mëposhtme për të paraqitur zonat e djegura në gadishullin e Karaburunit (krahasuar me 1 muaj më parë).
Konstatohet nga harta se pasojat negative të këtij dëmi do të kenë efekte afatgjatë në të gjithë bio-sistemin e zonës. Lëvizja gjen rastin të solidarizohet me banorët e zonave të prekura duke uruar që kjo e keqe të marrë fund sa më shpejt. Gjithashtu, shprehim mbështetje dhe mirënjohje për të gjithë individët apo organizatat, shtetërore ose jo, që janë të përfshira në terren në luftën e përditshme me flakët.

Shprehim gjithashtu mirënjohje të thellë për grupet e emergjencës që ndodhen në vijën e parë të frontit në luftë me zjarrin! Nga ana tjetër, shprehim zhgënjim dhe përbuzje në drejtim të qeverisë, për faktin se si në shumë fatkeqësi të tjera, stafet e emergjencës e gjejnë përsëri veten në luftë me të keqen pa pajisjet dhe mjetet e duhura.

Sa herë Shqipërisë i ndodh një fatkeqësi, sytë hidhen nga Europa dhe bota për ardhjen e pajisjeve të duhura për të përballuar krizat, siç është rasti i mbërritjes së 3 helikopterëve nga BE dhe 2 të tjerëve nga Holanda. 22.2 Milion Euro janë akorduar në buxhetin e vitit 2021 për përballimin e emergjencave civile dhe sot shohim ende që helikopterët apo mjetet e duhura mungojnë.

Fatkeqësisht për ne si popull, zjarret luftohen ende me mjete në kufijtë e primitivizmit si kazma, lopata apo fshesa. Shqipëria na jep nder, qeveria na turpëron! #diasporalëviz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *