Kuriozitet : Kush ishte Lejla Rasih Dino – Diplomatja nga Çamëria? – #Figura_e_Gruas_Shqiptare

1620095418469 | Lexotani

Lejla Rasih Dino: Fisnikja nga Çamëria – #Figura_e_Gruas_Shqiptare

Lejla Rasih Dino 1893-1966, vinte nga një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare. Në emër të komunitetit të gruas shqiptare, ajo iu drejtua Konferencës së Paqes në Paris, për problemet madhore të kombit tonë. Lejla Rasih Dino konsiderohet si një nga diplomatet me më shumë kontribut në mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Nuk ishte rastësi ky guxim i një gruaje çame, por një vazhdimësi e pjesëmarrjes së familjes Dino në të gjitha ngjarjet e mëdha, të luftës për Liri e Pavarësi. Ajo si Kryetare e Grave Shqiptare jashtë vendit, shfrytëzoi ardhjen e familjes Presidenciale, Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte hera e parë që një President Amerikan vinte në Europë. Ajo trokiti tek simboli  i Paqes, Woodrow Wilson, i cili u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen. Ajo i drejtohet  kësaj figure më në zë të politikës botërore, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi, e të Kosovës e Çamërisë në veçanti. Lejla në këtë rast, shfrytëzoi njohjen e saj me Edith (Galt) Willson, gruan e presidentit, Woodrow Willson, ku nëpërmjet një letre, i shtron kërkesat legjitime të popullit shqiptar të mohuara prej grabitqareve.

Bija e Çamërisë në atë letër, ndër të tjera shkruante: “Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat Shqiptare, gratë dhe bijat duruan duke parë gjakun e të dhembshurve të tyre të rrokulliste nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste, shtetet fqinjë të Shqipërisë duan të aneksojnë vende të tokës sonë të dashur ose që të marrin prej nesh independencën tonë politike. Por jemi të sigurt se Lavdia endjenjave të larta dhe njerëzore të shoqit tuaj dhe me ndihmën tuaj këto gjëra nuk do të bëhen dot dhe se do të kemi për së afërmi independencën tonë me anën e së cilës do të marrin fund vuajtjet tona….”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *