Kuriozitet : Kush ishte Elena Gjika – aktiviste e Rilindjes Europiane? – #Figura_e_Gruas_Shqiptare

Elena Gjika

#Figura_e_Gruas_Shqiptare
Elena Gjika – aktiviste e Rilindjes Europiane. Elena Gjika lindi më 22 Janar 1828 në Bukuresht të Rumanisë. Ajo ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Ajo mbante pseudonimin Dora D’Istria, sepse në atë periudhë ishte e vështirë që të pranohej roli i gruas në letërsi, politikë, drejtësi, diplomaci dhe profesione që konsideroheshin “pronë” e mendjeve mashkullore.
Elena Gjika u quajt në ato kohë Princesha e Kulturës Evropiane. Ajo nuk ishte rasti i parë në kontinent i gruas së emancipuar. Në Europë, asokohë kishte mjaft femra të kulturuara, por shumë pak arritën të ngjallnin respektin e botës mashkullore dhe Dora ishte njëra prej tyre.

Shpërndaje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *