Jugu i Shqipërisë
Ka shumë fakte historike, objekte kulturore dhe arkeologjike me mjaft vlera për t’u vizituar, të cilat janë gjurmë dhe dëshmi e gjallë e një popullimi të hershëm. Në lashtësi, shumë qytete të rëndësishme ilire lulëzuan pikërisht përgjatë bregdetit. Edhe gjatë mesjetës disa nga qytetet bregdetare janë dalluar për zhvillimin e tyre duke ofruar një trashëgimi të pasur kulturore, e cila është materializuar në monumentet e shumta kulturore, të cilat mund t’i ndeshim në të gjithë bregdetin shqiptar.
Bukuria dhe pozicioni i saj gjeografik, bëjnë që Shqipëria të ofrojë shumë më tepër, për t’u parë e treguar të gjithë vizitorëve dhe turistëve që vijnë e vizitojnë këtë zonë, duke mos ofruar vetëm pushime për detin dhe diellin, por gjithashtu një trashëgimi të tërë historike, kulturore, natyrore etj.
Fillon nga Uji i Ftohtë në Vlore dhe vazhdon me disa ndërprerje të vogla te kepi i Stillos. Në bregun e Jonit ju do të zbuloni disa gjire të vogla dhe plazhe mjaft të rehatshëm për pushime në diell dhe shpeshherë të pa eksploruara.
Përgjatë tij mund te gjesh gjire të mëdhenj tektonik siç janë: Gjiri Vlorës, Porto Palermos, Gjiri Sarandës etj. Plazhet dhe gjiret ofrojnë mundësi më të mëdha për zhytje, vozitje, peshkim etj.
Saranda është qyteti bregdetar më jugor i Shqipërisë. E vendosur në një shpat mali dhe njëkohësisht e ndërthurur me ujin e pastër të detit Jon. Saranda të ofron pamje sa unike aq edhe të pakrahasueshme me ndonjë vend tjetër. Vendi më i nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan me rreth 270 ditë me diell, bën që numri i vizitorëve të jetë shumë i madh gjatë sezonit veror dhe jo vetëm. Saranda përveç plazhit të bukur ka mjaft vende të cilat tërheqin vizitorët ku ndër to mund të përmëndim: Butrintin.
Ndodhet 15-km larg qytetit të Sarandës, dhe arrihet me çdo lloj automjeti privat dhe me çdo linjë autobuzi të Bashkisë së Sarandës. Sapo kalon kanalin e Çukës, rruga është shumë e mirë në parametrat bashkëkohore dhe mund të lëvizet lirshëm. Nxënësit dhe studentët nga e gjithë Shqipëria në këtë periudhë e vizitojnë më së shumti qytetin antik të Butrintit.
Ishujt e Ksamilit
Pranë qytezës së Ksamilit gjenden katër ishuj, të cilët janë të veshur me gjelbërim. Në ishujt shkëmborë të Ksamilit gjenden edhe plazhet më të bukura në të gjithë Rivierën. Dallohen për natyrën e tyre ekzotike me ujra kristal të pastërta e gurë të vegjël. Ishujt e Ksamilit janë shumë të frekuentuar për sezonin e verës nga pushues të shumtë vendase dhe të huaj. Kohët e fundit janë ngritur dhe lokale, një mundësi më shumë kjo, për t’i kaluar pushimet në Sarandë. Për të mbërritur është shumë e thjeshtë, funksionojnë shumë agjenci me anije dhe skafe private të cilat kryejnë sistematikisht lëvizjen e turistëve në vajtje-ardhje me çmime shumë të arsyshme.
Bazilika e Butrintit
Ky monument i përket periudhës Bizantine. Pjesa qëndrore është rindërtuar në shek e IX. Mendohet që kjo pjesë ka qenë e shtruar me mozaikë. Muret e saj janë të ndërtuara me gurë, ndërsa mbulesa me formë harkore të dritareve me tulla, e mbuluar me çati druri, sot ruhen muret rrethuese dhe dyshemeja e shtruar me pllaka guri.
Pusi i Nimfave
U ndërtua në vitet 1807-1808, qëllimi i ndërtimit të saj ishte parandalimi i ushtrive Franceze që vinin nga Korfuzi dhe kërkoni të merrnin Butrintin. Kjo kështjellë ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla të vendosura në cepat e saj. Kështjellat kanë një sistem mbrojtje që të bie në sy, synimi ishte mbrojtja nga deti që realizohej nga dy kulla me trashësi 2.80-m dhe me një lartësi 5-m të pajisura me frëngji topash. Kështjella ka dy porta: njëra prej tyre komunikon me kanalin e Vivarit.
Prezenca në Shqipëri, e deteve, liqeneve, lagunave, lumenjve, deltave etj.,tregon zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor. Klima tipike mesdhetare krijon kushte ideale për pushime në deltat e lumenjve dhe brigjeve shqiptare në përgjithësi. Në pjesën më të madhe të bregdetit, kryesisht në Jug, pushuesit mund t’i fillojnë pushimet e tyre duke filluar që nga fundi i Prillit, deri në Tetor.
Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]