Shumë prej nesh janë të varur nga telefonat, sipas një sondazhi të kohëve të fundit. Nëse jeni dikush që nuk mund të shkoni as në tualet pa telefon, duhet të merrni parasysh disa rreziqe. Jo vetëm që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj, por gjithashtu ndikon në mendjen tonë.
1.Mund të përhapë shumë baktere të dëmshme.
Një studim i fundit tregon se telefonat janë më të pisët sesa vetë ulësja e tualetit.
2.Kjo mund të rrisë mundësinë tuaj për të marrë hemorroide.
Kjo ka të ngjarë të ndodhë për shkak të kohës së shpenzuar në tualet kur ushtrohet presion mbi organet tona, të cilat mbështeten mbi kapakun e tualetit.
3.Mund të shkaktojë probleme në legenin tuaj.
Kalimi i kohës në tualet mund t’iu shkaktojë probleme te muskujt. Në veçanti, organet tona si zorra, fshikëza dhe vagina mund të rrëshqasin sepse muskujt e legenit nuk janë më aq të fortë sa t’i mbështesin ato.
4.Mund të kufizojë aftësinë tonë të të menduarit.
Telefonat celularë në të vërtetë na ndërpresin përqendrimin dhe të menduarit, duke kufizuar aftësinë tonë për të zgjidhur një problem, edhe kur nuk i përdorim ose janë fikur. Prandaj, koha pa shpërqendrimin nga telefoni është thelbësore për mendjen tonë, dhe fikja e tij është pikërisht ajo që na duhet. Kjo do të thotë që ju shpenzoni kohë në telefon duke shmangur kohën tuaj të qetësimit.