Paris-Berlin në 1 orë: Si do të funksionojnë trenat me shpejtësi të lartë

Treni | Lexotani

Përfytyroni këtë: është viti 2045. Po qëndroni mbi një platformë në Berlin, duke pritur të hipni në një nga kapsulat e trenit elegant Hyperloop,  i cili do t’ju dërgojë për 1 orë të vetme në mbledhjen tuaj të radhës në Paris.

Në mbrëmje do të hipni në një tjetër tren me drejtim jug, pasi do të kaloni fundjavën në Barcelonë – një udhëtim që do t’ju zgjasë jo më shumë se 90 minuta.

Shpejtësia dhe lehtësia nuk janë më iluzion, pasi gjatë çerek shekullit të fundit, udhëtimi rreth e rrotull Europës ka zbritur nga qiejt dhe po zhvillohet në tokë.

Fluturimet me avion do te jenë vetëm një relikë e të shkuarës së varur nga karburantet e dëmshme.

Të gjitha këto mund të duken pjesë e një novele fantastiko-shkencore ama mundësitë se kjo do te jetë e ardhmja e transportit po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Kriza klimaterike i ka fokusuar mendjet e politikë-bërësve europianë në arritjen e qëllimeve të tilla, deri në vitin 2050.

Sidoqoftë, paçkas një eksperience të gjerë të kontinentit tonë në këtë sektor, ditët e sotme vetëm 7% e pasagjerëve dhe 11% e mallrave udhëtojnë me tren.

Një shembull është vetë fakti se nuk ka një tren direkt nga Berlini në kryeqytete si Parisi, Brukseli apo Kopenhagën.

Lajmi i mirë ama është se prej kohësh prioritetet po ndryshojnë dhe ka një mundësi reale për të ndërtuar një Zonë Hekurudhore të Vetme Europiane (SERA).

Hyperloop 

Koncepti i trenave të shpejtë Hyperloop i ka rrënjët që prej fillimit të shekullit të 19-të, kur inxhinieri mekanik George Medhurst propozoi metodën e parë për t’i transportuar njerëzit dhe mallrat me ‘tuba pneumatik’.

Ama ishte miliarderi Elon Musk, që i dha jetë kësaj ideje kur prezantoi konceptin e Hyperloop, si një sistem transporti masiv në vitin 2013.

Qëllimi është të arrihen shpejtësi deri në 1,000 km/orë, dhe asnjë emetim i dëmshëm.

Si funksionon? 

Hyperloop është mënyra më e re e transportit që praktikisht e redukton fërkimin, i cili është burimi kryesor i mungesës së efikasitetit, thotë Juan Vicén, bashkë themelues i Zeleros Hyperloop.

“Dy fërkimet kryesore janë ai aerodinamik: kur mjeti lëviz, përballet me një sasi rezistence nga ajri. Dhe tjetri është ai që vjen nga toka, që ndodh kur rrotat prekin tokën.

Në mënyrë që ta evitojmë këtë, ne e vendosim mjetin në një tub, duke eliminuar kështu pjesën më të madhe të fërkimit që vjen nga ajri dhe në të njëjtën kohë e bëjmë trenin të qëndrojë pezull duke mos e prekur kurrë tokën. Duke reduktuar burimin kryesor të fërkimit, ne punojmë me një energji 5 deri 10 herë më të madhe se avioni”.

Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në "Etude Plus" në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn - https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top