A e përcakton Natyra apo Edukimi aftësinë muzikore tek foshnjet? – Harvard School of Education

A1 | Lexotani
Një studimi i ri zbulon strukturën e trurit tek foshnjat e cila supozohet të parashikojë aftësitë e ardhshme muzikore! 
Prej vitesh, ka pasur shumë kërkime rreth efekteve pozitive të trajnimit muzikor në trurin e të rriturve. Skanimet kanë identifikuar ndryshime në strukturat e trurit midis muzikantëve dhe jo-muzikantëve, duke përfshirë neuroplasticitetin - aftësinë e trurit për të ndryshuar dhe përshtatur, duke krijuar lidhje të reja nervore në përgjigje të përvojave të jetës. Megjithatë, dihet shumë më pak për atë që mund të ekzistojë në tru shumë më herët, përpara çdo trajnimi zyrtar.

Tanimë një studim i ri zbulon predispozitat neurobiologjike për talentin muzikor - në foshnjëri.

"Ka rrugë në tru që dihet se janë vërtet të rëndësishme për trajnimin muzikor që janë sugjeruar të zhvillohen me kalimin e kohës në përgjigje të trajnimit muzikor," shpjegon Jennifer Zuk, një e diplomuar në HGSE dhe bashkëautore e punimit të ri të botuar në Developmental Science, "dhe kështu, është interesante që të vërejmë se disa shtigje janë të dukshme edhe para fillimit formal të trajnimit muzikor."


Gjetjet kryesore:

- Aspektet e hershme të strukturës së trurit tek foshnjat mund të krijojnë skenën për suksesin e mëvonshëm me muzikën.
- Autorët, të cilët kryen studimin e tyre në Laboratorin Gaab në Harvard, gjetën rrjete strukturore në trurin e foshnjave, të lidhura me disa nga ndryshimet që më parë ishin vërejtur vetëm në trurin e të rriturve të trajnuar nga ana muzikore ose fëmijëve më të mëdhenj në moshë.
- Natyra si një predispozitë për muzikën dhe edukimi pra stërvitja muzikore besohet se "krijojnë një themel nervor për muzikalitetin", sipas këtij raporti. Studiuesit shkruajnë se ata vëzhguan struktura në trurin e foshnjës që "mund të shërbejnë si një bazë mbi të cilën mund të ndërtohet përvoja e vazhdueshme muzikore".
Pesë mesazhe për prindërit dhe kujdestarët:

1. Përvojat para dhe pas lindjes, ka të ngjarë të formojnë aftësinë muzikore të një fëmije.

Studiuesit besojnë se përvojat e hershme muzikore, kur truri i ri po zhvillohet me shpejtësi, janë të rëndësishme dhe luajnë një rol në formimin e aftësive të mëvonshme muzikore.
2. Si edukata po ashtu edhe natyra i japin formë zhvillimit muzikor tek foshnjet.

Foshnjat me prirje muzikore do të kenë ende nevojë për trajnim dhe përvojë muzikore më vonë për të lulëzuar.

Nadine Gaab, profesoreshë e asociuar e arsimit në HGSE dhe bashkëautore e studimit të ri thotë, “Ne mendojmë se ka një ndërveprim midis ndoshta një predispozicioni në mënyrë që mjedisi të sigurojë të dhëna të nevojshme që strukturat e trurit të zhvillohen në një mënyrë të caktuar, e cila më pas mund të çojë në performancë më të mirë muzikore.”
3. Mënyra se si truri shfaqet nuk dikton se sa muzikor do të jetë fëmija në kohë afatgjate.

Një strukturë e caktuar e trurit "mund të lidhet me parashikimin se sa shpejt ose sa lehtë mund të mësojë aftësitë muzikore, ose ndoshta edhe t'i vendosë fëmijët për sukses në aftësinë për të përpunuar tingujt muzikorë në një mënyrë të caktuar", shton Zuk, një profesor asistent në Universitetin e Bostonit.

4. Fëmijët që nuk shfaqin predispozita muzikore në foshnjëri nuk janë të dënuar të dështojnë.

"Unë mendoj se ne mund të shohim një avantazh të mundshëm ose një tendencë për të qenë të suksesshëm në një fushë, por kjo nuk do të thotë se edhe nëse nuk e keni këtë avantazh, definon mossuksesin," shpjegon Zuk. "Kjo thjesht mund të nënkuptojë se rruga drejt procesit të të mësuarit do të duket ndryshe për këta fëmijë."

5. Muzika duhet të jetë e këndshme.

Prindërit nuk duhet ta shohin muzikën si një punë të përditshme ose diçka që duhet të bëjnë, thotë Gaab. Muzika duhet të jetë diçka e gëzueshme dhe që familjet mund ta përdorin për lojë apo për t'u lidhur me foshnjat e tyre.


Elizabeth M. Ross

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *