Vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave/ Zhduken 600 milionë dollarë

Hacker At Night | Lexotani

Hakerat kanë vjedhur rreth 600 milionë dollarë kriptovalutë nga platforma e decentralizuar e financave, “Poly Network”, në atë që mendohet se është vjedhja më e madhe në historinë e industrisë.

Poly Network, në një letër për sulmuesin e sistemit, shkroi në Twitter:

“Shuma e parave që keni hakuar është më e madhja në histori. Paratë që keni vjedhur janë nga dhjetëra mijëra anëtarë të komunitetit kripto… Ju duhet të flisni me ne për të gjetur një zgjidhje.”

Pas hakimit, Poly Network krijoi disa adresa në të cilat tha se sulmuesi mund të kthejë paratë. Dhe duket se hakeri po bashkëpunon: Që nga ora 7:47 e mëngjesit të mërkurën, kompania tha se kishte marrë mbrapsht rreth 4.7 milionë dollarë.

Sipas firmës kriminalistike të blockchain, Chainanalysis, sulmuesi ka hakuar “për argëtim” dhe e “ka marrë sulmin më shumë si një sfidë”.

“Unë marr përgjegjësinë për të ekspozuar dobësinë para se ta fshehin dhe shfrytëzojnë të brendshmit!” ka shkruar hakeri.

Rregullatorët kanë rritur kontrollin e tyre mbi platformat kripto, ndërsa investitorët derdhin miliarda dollarë në monedhat dixhitale. Senatorja e SHBA, Elizabeth Warren, kohët e fundit kërkoi të hetohet aftësia e institucioneve qeveritare për të mbikëqyrur tregun e platformave kripto. Ekspertët vazhdojnë të jenë të mendimit se “tani për tani, investitorët që përdorin këto platforma nuk janë të mbrojtur në mënyrë adekuate”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top