Trishtuese dhe motivuese : Të zhgënjyer nga premtimet, banorët e ndërtojnë vetë rrugën e fshatit

Banoret Duke Ndertuar Rrugen E Fshatit | Lexotani

Këto pamje nuk i përkasin punëve të dikurshme vullnetare që bëheshin në vitet ‘60-‘70, për hapjen e traseve apo rrugëve të reja të Shqipërisë socialiste. Por janë në vitin 2021 në epokën e Shqipërisë digjitale, në fshatin Godolesh vetëm 8 km nga Elbasani, ku banorët e këtij fshati prej ditësh përpiqen të shtrojnë me beton rrugën në hyrje të fshatit.

Pas viteve të tëra pritje që investimi i premtuar në çdo fushatë elektorale të kryhej nga bashkia, banorët kanë vendosur me shpenzimet dhe forcat e veta ta bëjnë vetë rrugën, duke punuar ditën dhe natën.

E vetmja gjë që ata kërkojnë tani është vetëm pak ndihmë, pak zhavorr.

Godoleshi i njohur për qershitë e tij, shumë shpejt do të ketë një rrugë në hyrje të fshatit, që pritet të shmange pluhurin në diell dhe baltën në shi.

Ndërsa autoritetet lokale, duhet të ndryshojnë premtimet për këtë fshat në fushatën e radhës elektorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *