Qytetari Aktive : Vajza e vogël 3 vjeçareje dhe daja i saj japin shembullin e ndërgjegjësimit për të gjithë shqiptarët, “të ecin avash“

Vajza 3 Vjecare | Lexotani

Një histori e trishtueshme e cila ka prekur shumë njerëz ndodhi këtë të premte në Shqipëri. Një familje e tërë u shua ndërsa po vinin në Shqipëri për pushime. Fatkeqsisht ata u ndeshën me individë të cilët udhëtojnë me shpejtësi dhe nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ky gabim u bë shkak i këtij aksidenti tragjik me pasojë humbje jetësh. 

Pas këtij aksidenti shokues, një i ri së bashku me mbesën e tij tre vjeçe, ndaluan në vendin ku ndodhi aksidenti që shuajti një familje të tërë.

Kjo vogëlushe mbante në dorë një tufë me tulipanë, të cilat i vendosi pikërisht në vendin ku ndërruan jetë Eduardi, Silvana dhe dy vajzat e mitura të çiftit.

Ndërkohë për median, i riu dha këtë mesazh, veçanërisht për shoferët e rinj.

“Jemi thjeshtë rastësisht, kaluam, e menduam si gjest. Mbesa i pa fëmijët, po tregonim dje ngjarjen dhe ajo e kuptoi dhe filloi duke qarë dhe tha se shoferët duhet të ecin avash. Edhe unë kam ecur ndonjëherë shpejt, për ndonjë urgjencë, po tani e mbrapa duhet të ecim avash, të komandojmë veten, sepse ja çfarë ndodh. Nuk duhet të ndodhte kështu“, tha ai.

Një prej gazetarëve e pyet vogëlushen: Si duhet të ecin shoferët?

Dhe vogëlushja përgjigjet : “Të ecin avash“.

Ky gjest dhe ky mesazh i vogëlushes dhe dajës së saj duhet të prekë zemrat e çdokujt. Ky gjest duhet të ishte ndjekur nga shumë qytetarë në mënyrë që mesazhi ndërgjegjësues i vogëlushes të merrte një kuptim akoma më të thellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *