Macron dhe Le Pen marrin rezultate zhgënjyese nga zgjedhjet në Francë

A71928055Bfefe88B2346A6D12Fa3E776944074D247686D8A3D5A1D13266D99E | Lexotani

Presidenti Emmanuel Macron dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen nuk kanë arritur që të marrin fitore në asnjë prej rajoneve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Francë.

Ndërsa e djathta ekstreme ka dështuar sërish që të marrë rajonin e parë në historinë e saj, partia e Macron që merrte pjesë për herë të parë në një proces lokal, gjithashtu ka dalë duar bosh.

Synimi kryesor i partisë së Marine Le Pen ishte provinca Alpes Cote d’Azur por exit-poll-et tregojnë se kandidati i saj ka marrë vetëm 43% të votave dhe ka humbur përballë Republikanëve.

Në zgjedhje, që mund të ketë një pjesëmarrje shumë të ulët më pak se sa 30%, edhe partia e Macron ka marrë një rezultat zhgënjyes. Partia e tij e qendrës, nuk arriti që të fitonte kontrollin asnjë rajoni.

Fitueset e raundit të dytë janë partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të së majtës. Një prej kandidatëve fitues është ish-ministri Xavier Bertrand, që fitoi rajonin Hauts-de-France, shihet si një nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. – Marrë nga Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *