Qytetari Aktive : Ja si vepruan dy vëllezërit e mitur shqiptarë kur gjetën një portofol të mbushur me para

Amiri Dhe Elviri | Lexotani

Një gjest i rrallë është bërë publik nga Policia e Kosovës. Dy fëmijë, kanë gjetur një portofol me 140 euro, të cilin e kanë dorëzuar në Komisariatin e Policisë, së bashku me dokumentet përkatëse. Pas këtij veprimi, Amir Kadriu, 12 vjeç dhe Elvir Vershefçi, 13 vjeç, do të marrin mirënjohje nga Ministria e Arsimit.

Ditën e sotme ata ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku treguan se po iknin në pishina me shokët kur në rrugë gjeten portofolin.

Elviri u shpreh se sapo e panë portofolin ka menduar që ta dërgonin në stacionin policor. 

I ngacmuar nga moderatorja e njohur, Erjona Rusi, nëse e kanë hapur portofolin për të parë se i kujt ishte apo çfarë kishte brenda, ai u shpreh se “jo, nuk e kemi hapur fare”.

“Kemi shkuar menjëherë në polici, nuk shkuam te pishinat. Prindërit na kanë mësuar se nëse gjejmë diçka në rrugë, duhet ta dërgojmë në stacionin policor. Nuk e kemi hapur portofolin për të parë se çfarë kishte brenda”, u shpreh 13-vjeçari.

Ndërsa Amiri tha se policët u habitën nga gjesti i tyre human. Ai tregoi se të gjithë u befasuan, për shkak të moshës sonë.

Dy djemtë treguan se e dinë se kujt i përkiste portofoli dhe e kanë takuar atë. Personi në fjalë i ka falënderuar për gjestin e bukur.

Gjithashtu dy nxënësit dhanë edhe një mesazh të rëndësishëm për moshatarët e tyre dhe jo vetëm: “sendi i huaj nuk bëhet kurrë i juaji, vendoseni veten në vendin e tyre”.

Nga ana tjetër, Amiri u shpreh se dëshiron të bëhet polic kur të rritet pasi i pëlqen profesioni i tyre. Ndërsa Elviri tha infermier, pasi do që të ndihmoj pacientët. – marrë nga fax web

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *