Pse ndodhin aksidententet rrugore dhe cilat janë shifrat e vdekshmërisë në dy vitet e fundit?

Njeri, Aksident

Shqipëria dhe aksidentet rrugore.

Kohët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të numrit të aksidenteve rrugore. Aksidentet në trafikun rrugor përfshijnë vetëm aksidentet me pasojë vdekje apo plagosje. Ekzistojnë një shumëllojshmëri mundësish për ndodhjen e aksidenteve rrugore të cilat lidhen me një sërë faktorësh si: shtrirja dhe cilësia e infrastrukturës rrugore, mungesa e sinjalistikës, numri i larte i kilometrave të përshkruara, dendësia e popullsisë, kushtet klimaterike dhe gjeografike.
Nga ana tjetër, edhe shkaqe të tjera që lidhen me drejtuesit e mjeteve ja shtojnë rrezikshmërinë këtij fenomeni. Disa nga shkaqet që mund të përmendim në këtë aspekt janë; mugesa e përqendrimit, shpejtësia tej normave të lejuara, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit si dhe konsumimi i pijeve alkolike.

Po marrja  e lejes së drejtimit është një shkaktar i këtyre aksidenteve?

Sigurisht që një nga arsyet më banale të aksidenteve rrugore ka të bëjë dhe me mënyrën e marrjes së lejes së drejtimit. Gjithsecili prej nesh kur pajiset me leje drejtimi (patentë) në mënyra të cilat bien në kunërshtim me ligjin, na rrezikojnë të gjithëve. Kjo mënyrë është bërë shumë e përhapur në vëndin tonë, dhe është bërë një rrezik për jetën e qytetarëve. Sepse, ka raste kur qytetarët shqiptarë kërkojnë mënyrën e shkurtër dhe mjafton të paguajnë që të pajisen me lejet e qarkullimit. Këto veprime janë në thyerje të ligjit dhe duhet të dënohen.

Këto janë të dhënat e instat për aksidentet rrugore në periudhën Janar – Prill 2020-2021.

Të vdekurTë vdekur
PeriudhaGjithsejFemraMeshkujFemraMeshkuj
Prill 2020                                                     510101839
Prill 2021                                                   104484390
Ndryshimi vjetor (%)                               103.9%– 20%138.9%130.8%
Janar-Prill 2020                                         3151039130248
Janar-Prill 2021                                         4271357154339
Ndryshimi vjetor progresiv (%)                 35.6%30.0%46.2%18.5%36.7%

Këto të dhëna tregojnë për një rritje të numrit të aksidenteve në vëndin tonë referuar një viti më parë. Në muajin Prill 2021 numërohen 104 aksidente rrugore nga 51 aksidente të ndodhura në muajin Prill 2020, duke u rritur me 103,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për shkak të mbylljes (lockdoën) në vitin 2020, rënia e aksidenteve ishte madhore. Kështu që krahasimi me këtë vit jo normal për shkak të pandemisë ka sjellë një rritje të lartë gjatë këtij muaji. Në katërmujorin e parë të vitit 2021, numërohen 427 aksidente rrugore nga 315 aksidente të ndodhura në katërmujorin e parë të vitit 2020, duke u rritur me 35,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga këto të dhëna secili prej nesh duhet të reflektojë dhe të kuptojë se përgjegjësia e gjithësecilit prej nesh në punën që bëjmë dhe pozicionet që mbajmë lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me jetën e individëve. Këta individë janë njerëz të thjeshtë, familjarë dhe kontribues të shoqërisë. Prandaj, le të jemi njerëz të formuar dhe të qytetëruar të cilët zbatojnë ligjet dhe kujdesen për njëri-tjetrin.

Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *