Komuniteti serb në Zvicër reagon pasi Gjon’s Tear bën shqiponjën.

Gjon'S Tears, Zvicer

Me këngën “Tout l’Univers”, që përfaqësoi Zvicrën, Gjon’s Tears zuri vendin e tretë në garën e këngës europiane 🇪🇺 në Eurovision në Roterdam.Para dhe pas performancave të tij, 22-vjeçari me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova, lindur në Gjermani dhe banues në Zvicër është trumpetuar nga fansat e tij në rrjetet sociale por edhe mediat europiane duke i bërë elozhe vokalit dhe performancës së tij. Gjithashtu edhe mbështetësit dhe mediat shqiptare të Kosovës e të Shqipërisë nuk e kanë kursyer mbështetjen ndaj tij. Edhe në natën finale 🇦🇱 i dha 12 pikë Gjon-it, pikë maksimale.
Ndërkohë, disa të tjerë nuk ishin të kënaqur me të, komuniteti serb në Zvicër dhe mediat atje dhe në Serbi u ankuan për simbolin e Shqiponjës që Gjoni bëri. Ajo ishte një shenjë falenderimi pë 🇦🇱 e cila e mbështeti me 12 pikë.
Sipas portalit kroat “24sata” ky gjest e zemëroi komunitetin serb, disa prej të cilëve u ndjenë të ofenduar. Ata kërkuan madje edhe skualifikimin e tij.Përdorues të tjerë të rrjeteve sociale edhe e kanë ofenduar 22-vjeçarin, duke treguar kështu një imazh të ulët ndaj vetes.
Ne nuk duhet të harrojmë se Gjon`s Tears mori vlerësimin maksimal prej 12 pikësh nga juritë e 8 shteteve pjesëmarrëse dhe mbajti vendin e parë, sipas vlerësimeve të bëra nga juritë profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *