Problematikat kryesore të biznesit, janë një sfidë e cila ka zgjidhje.

Ka Shumë Probleme Me Të Cilat Pronarët E Bizneseve Përballen Në Menaxhimin E Biznesit Të Tyre. Sipërmarrësit Duhet Të Jenë Të Përgatitur Për Të Zgjidhur Pengesat Që Hasin Gjatë Rrugës. Gjithsesi, Të Krijosh Një Biznes Nuk Është E Lehtë. Sipërmarrësit E Rinj Zakonisht Nuk Janë Të Përgatitur Për Problemet Që I Presin. Gjëja E Parë Që Duhet Të Bëni Është Të Kuptoni Se Problemet Janë Një Pjesë E Pandashme E Çdo Biznesi,Të Cilat Jane Forca Që Pengojnë Rritjen E Tij.

Ka shumë probleme me të cilat pronarët e bizneseve përballen në menaxhimin e biznesit të tyre. Sipërmarrësit duhet të jenë të përgatitur për të zgjidhur pengesat që hasin gjatë rrugës. Gjithsesi, të krijosh një biznes nuk është e lehtë. Sipërmarrësit e rinj zakonisht nuk janë të përgatitur për problemet që i presin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kuptoni se problemet janë një pjesë e pandashme e çdo biznesi,të cilat jane forca që pengojnë rritjen e tij.

Suksesi i një sipërmarrësi është aftësia e përballjes me problemet e pashmangshme që vijnë gjatë rrugës së rritjes dhe zhvillimit të një biznesi, si dhe mënyra se si përballet me to. Le të eksplorojmë problemet që sjellin vendimet e gabuara dhe si t’i anashkalojmë ato.Dëmi më i vështirë për t’u evituar është dëmi kundër vetes. Është ndryshe të dëmtohesh nga forca të jashtme, dhe është totalisht gjë tjetër kur je vetë shkaktari i kokëdhimbjeve të tua. Ndoshta gjëja më e vështirë për t’u tejkaluar janë vendimet e gabuara të cilat nuk i dallon si të tilla deri sa bëhet shumë vonë.

Zakonisht bizneset marrin vendime të gabuara.

Vendimet e gabuara nuk duhet të ngatërrohen me vendime të mira të cilat thjesht nuk dalin ashtu siç i kemi imagjinuar.Një vendim i gabuar është i tillë kur vetë procesi ka të meta, dhe nuk janë menduar apo konsideruar pasojat aq sa duhet. Këto janë vendimet të cilat mund ta ndjekin një biznes me vite të tëra.Të diskutosh gjithçka rreth biznesit tënd me këdo që do të dëgjojë mund të jetë një karakteristikë e mirë për sipërmarrësit sepse asnjëherë nuk i dihet mundësive. Por ky diskutim dhe entuziazëm mund të jetë i dëmshëm nëse nuk matet me kujdes. Një nga problemet më të mëdha që mund të dalin nga kjo është se kur diskuton çdo detaj dhe specifikë që e bën produktin ose shërbimin tënd unik, konkurrentët e tu mund të kopjojnë këto detaje dhe të krijojnë një produkt të ngjashëm me tëndin.

Një fushë tjetër ku vendimet e gabuara mund të kenë ndikime afatgjate është në mbledhjen e fondeve. Kjo nuk do të thotë që kompanitë duhet të mos pranojnë asnjëherë financim të jashtëm,por çdo kompani duhet të vendosë opsioninin më të mirë për të ardhmen e tyre, ky opsion është mbledhja e fondeve. Duhet të keni  kujdes në zgjedhjen e një financimi, sepse një financim i mirë nuk të sjellë vetëm para në llogari, duhet të ofrojë udhëzim, mençuri, si dhe kontakte. Nëse fokusohesh vetëm në numrat e ofertës, mund të humbasësh përfitime shumë më  të nevojshme të cilat nuk gjenden në letrën e firmosjes.

Ka shumë sfida të cilat çdo biznes duhet t’i tejkalojë në rrugën drejt suksesit, por disa janë ato më kryesoret:

Të ardhurat

Të ardhurat janë shkaktari më i madh i problemeve që çojnë në dështimin e  një biznesi. Për një biznes të ri, gabimi më i madh është që ai të presi fitime të menjëherëshme. Sipërmarrësit e rinj dhe të etur e nisin një biznes me pak para, duke menduar se do të fitojnë shumë dhe më pas do t’i investojnë këto para përsëri në biznesin e tyre. Ekspertët sugjerojnë të mos keni pritshmëri të larta të paktën për vitin e parë. Gjithmonë qëndroni të përgatitur për rastin më të keq. Përpara se të nisni një biznes, sigurohuni të keni para mjaftueshëm për të mbuluar çdo shpenzim tuajin të paktë për vitin e parë të punës së biznesit. Filloni me hapa të vegjël por të sigurt.

Koha

Shprehja “koha është flori” vlen, sidomos në rastin e një biznesi. Është e domosdoshme që një biznes i ri ta menaxhojë kohën në mënyrë të zgjuar. Planifikimi i çdo gjëje paraprakisht dhe përfundimi i çdo detyrë brenda afatit është e rendësishme për çdo biznes. Jepini vetes kohë të mjaftueshme për të bërë çdo detyrë me saktësi. Planifikoni projektet e së ardhmes dhe bëni ndryshimet e nevojshme. Përdorni kalendarë dhe planifikoni çdo ditë në mënyrë që të mos humbisni asnjë takim apo afat. Shpenzojeni kohën në mënyrë efektive dhe kështu do të kurseni para, por dhe do të korrni shumë fitime.

Njohuritë/Aftësitë

Ky është një nga gabimet më të mëdha që bëjnë sipërmarrësit. Është e rëndësishme që të keni njohuri të mjaftueshme për industrinë ku po hyni, konkurrentët tuaj, tregun që synoni, tendencat aktuale, teknikat e reklamimit dhe marketingut si dhe njohuritë financiare. Ju duhet të zotëroni aftësitë e nevojshme për të filluar një biznes të ri. Nëse nuk jeni të përgatitur, edukoni vetveten. Bëni kërkimin e duhur, pyesni pronarë të tjerë të biznesit, lexoni libra dhe faqe interneti përkatëse. Ju mund të përfundoni me një humbje të madhe në qoftë se e filloni biznesin tuaj pa pasur njohuritë dhe aftësitë e kërkuara.

Marketingu

Përveç një plani biznesi të detajuar, një plan marketingu është gjithashtu i rëndësishëm për çdo biznes. Pasi të keni një ide të qartë për tregun e synuar dhe konkurrencën tuaj, ju mund të caktoni një buxhet për reklamimin dhe promovimin e biznesit tuaj dhe të vendosni se cilave kanale do të përdorni. Ju gjithashtu mund të vendosni çmimin e produktit tuaj përmes analizës së tregut të synuar. Sigurohuni që çmimi juaj të mund të përballohet lehtësisht nga tregu dhe që reklamat tuaja të arrijnë në mënyrë efektive tek konsumatori.

Më kryesorja e të gjitha problemeve është ideja e një biznesi.Një ide e mirë,një biznes I suksesshëm,një biznes I suksesshmëm ngrihet me hapa të vegjël por të sigurt.

Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *