Future Albanian Leaders – Dr. Marinela Shehaj, kërkuese shkencore dhe pedagode në Universitetin e Compiègne në Francë.

Dr. Marinela Shehaj

Kush është Dr. Marinela Shehaj? – Dr. Marinela Shehaj është kërkuese shkencore dhe pedagode në Universitetin e Compiègne në Francë dhe në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Ajo ka kryer studimet bachelor dhe master në fushën e “Informatikës Ekonomike“ dhe “Sistemeve të Informacionit në Ekonomi“. 
Studimet doktorale në fushën e “Kërkimeve Operacionale, Modelizimit Matematik dhe Sistemeve të Informacionit“ i kreu pranë Universitetit Teknologjik të Compiègne dhe Universitetit të Sorbonës në Paris. Marinela ka punuar në disa institucione të rëndësishme si : Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Banka e Shqipërisë etj. Gjithashtu, nën emrin e saj qëndrojnë disa konferenca dhe punime shkencore për gazeta shkencore të mirënjohura.

Përshëndetje Dr. Marinela Shehaj, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni një nga shembujt më të mirë se si duhet të jetë rinia shqiptare kudo nëpër botë, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që eksperienca dhe motivimi juaj të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë.

Pyetja 1: Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj ?

Përgjigje: Në lidhje me këtë pyetje do thoja se pavarësisht se mund të duket një pyetje e thjeshtë për t’ju përgjigjur, ju siguroj që nuk është. Kjo për faktin se në jetën tonë përballemi çdo ditë me sfida nga më të ndryshmet dhe më të papriturat. Vetë jeta është një sfidë e cila as nuk duhet neglizhuar, por as nuk duhet marrë frikë dhe stres. 
Unë mendoj se gjetja e një ekuilibri të shëndetshëm midis “çfarë është e drejtë për tu bërë“ dhe “çfarë duhet bërë“ është një nga sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur. 
Përsa i përket arritjeve personale, përveç sukseseve profesionale, mund të them pa hezituar asnjë çast, se arritja më e madhe është krenaria që shoh tek familja ime sa herë ata flasin për mua. Pra, nuk ka kënaqesi dhe arritje më të madhe për një fëmijë se sa të shoh prindrit e tij të lumtur dhe krenar për të.

Pyetja 2: Cfarë këshillash do ti jepnit dikujt që do të ndjek një rrugëtim të ngjashëm ?

Përgjigje: “Dream Big, Work Hard, Make It Happen”. Kjo është motoja ime e përditshe. Ajo që dua të them është se, pavarësisht sa të vështira mund të duken gjërat dhe pavarësisht sa e gjatë mund të duket rruga për të arritur qëllimet tona, mendoj se me punë dhe me besim gjithçka është e mundur dhe e arritshme.

Pyetja 3: Sipas jush, cilat jane karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse ?

Përgjigje: Padyshim që për mua cilësia numër një dhe më e rëndësishmja është komunikimi. Aty fillon dhe përfundon gjithçka. Një lider i vërtet duhet të jetë një mjeshtër i fjalës dhe komunikimit. Aftësia për të komunikuar një ide dhe për ti dëgjuar të tjerët duke i bërë të ndihen të vlerësuar dhe të rëndësishëm, nxit respektin dhe mbështetjen e tyre. 
Një tjetër cilësi që do doja të citoja është të qënit mendjehapur (open-minded) dhe të kërkuarit llogari së pari ndaj vetes e më pas ndaj të tjerëve. Një lider i mirë duhet të jetë authentic dhe i hapur ndaj ideve të reja dhe inovatore. 
Së fundmi, do të shtoja se një lider i suksesshëm duhet të jetë një shembull suksesi dhe inspirimi për personat që besojnë në të.

Pyetja 4: Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot ?

Përgjigje: Në fakt, kjo është një tjetër pyetje e vështirë për mua. Arsyeja është se unë jam një njeri që më pëlqen shumë të lexoj dhe të informohem. Mbi të gjitha më pëlqen të eksperimentoj me zhanera të ndryshëm. 
Megjithatë, nëse ma lejoni, do të përmend disa nga të preferuarit e mi. Si fillim do të citoja “Veprat” e plota të Migjenit dhe “Lahuta e Malcis” nga At Gjergj Fishta. Dy perla të letërsisë shqiptare, njëra më e pasur sesa tjetra, si në aspektin gjuhësor edhe në atë emocional. 
Pastaj do të përmend padyshim “Krim dhe Ndëshkim”, nga Dostoevsky dhe “Metamorfozis“, nga Franz Kafka. Këta janë dy romane që të shënjojnë dhe që nuk e humbasin asnjëherë shijen dhe bukurinë e tyre. Kjo pasi çdo herë që i lexon, e kupton se janë shumë aktualë dhe të mësojnë pafund rreth njeriut, jetës dhe ekuilibrave të tyre. 

Pyetja 5: Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do te jetë kontributi juaj për shqiptarët ?

Përgjigje: Padyshim që e shoh veten në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Për mua transmetimi i njohurive nga një brez në tjetrin dhe përmirësimi i vazhdueshëm i tyre është bazamenti i çdo shoqërie të shëndetshme. Mendoj se ky është dhe do të jetë kontributi im primar dhe më i rëndësishëm, jo vetëm për shqiptarët por për çdokënd që është i etur për dije dhe njohuri. 
Përveç kësaj, aktualisht jam e përfshirë dhe kontriboj aktivisht në diasporën shqiptare dhe mendoj se do vazhdoj ta bëj edhe në të ardhmen. 

Tashmë jemi në fund të intervistës. Dr. Marinela Shehaj ju falenderoj shumë për kohën dhe përgjigjet e detajuara e me plot vlera. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju.

In English

Future Albanian Leaders – Dr. Marinela Shehaj, researcher and lecturer at the University of Compiègne in France.

Who is Dr. Marinela Shehaj? – Dr. Marinela Shehaj is a researcher and lecturer at the University of Compiègne in France and at the Mediterranean University of Albania. She has completed bachelor and master studies in the field of “Economic Informatics” and “Information Systems in Economics”.
She also completed her doctoral studies in the field of “Operational Research, Mathematical Modeling and Information Systems” at the Compiègne Technological University and the Sorbonne University in Paris. Marinela has worked in several important institutions such as: Ministry of Foreign Affairs, Ministry of Interior and Bank of Albania, etc. Also, under its name stand several conferences and scientific papers for well-known scientific journals.


Hello Dr. Marinela Shehaj, thank you for accepting this invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. Since you are one of the best examples of how Albanian youth should be anywhere in the world, we thought we would ask you 5 key questions in this interview so that your experience and motivation reach our readers eager for knowledge and success. Let’s begin.

Question 1: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?

Answer: Regarding this question, I would say that although it may seem like a simple question to answer, I assure you it is not. This is due to the fact that in our lives we face every day challenges of the most varied and unexpected. Life itself is a challenge that should neither be neglected, nor should fear and stress be taken.
I think finding a healthy balance between “what is right to be done” and “what should be done” is one of the biggest challenges I have faced.
In terms of personal achievements, in addition to professional successes, I can say without hesitation, that the greatest achievement is the pride I see in my family every time they talk about me. So I think there is no greater pleasure and achievement for a child than to see his parents happy and proud of her/him.

Question 2: What advice would you give to someone who wants to follow a similar journey?

Answer: “Dream Big, Work Hard, Make It Happen”. This is my daily motto. What I mean is that, no matter how difficult things may seem and no matter how long the road to achieving our goals may seem, I think that, with work and confidence everything is possible and achievable.

Question 3: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?

Answer: Undoubtedly for me quality number one and most important is communication. That’s where it all begins and ends. A true leader must be a master of speech and communication. The ability to communicate an idea and listen to others, making them feel valued and important, fosters their respect and support.
Another quality I would like to quote is being open-minded and being accountable first to yourself and then to others. A good leader must be authentic and open to new and innovative ideas.
Finally, I would add that a successful leader should be an example of success and inspiration to people who believe in him.

Question 4: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?

Answer: In fact, this is another difficult question for me. The reason is that I am a someone who loves to read and be informed. Above all I like to experiment with different genres. However, if you allow me, I will mention some of my favorites. As a start I would quote the complete “Veprat” of Migjeni and “Lahuta e Malcis” by At Gjergj Fishta. Two pearls of Albanian literature, one richer than the other, both linguistically and emotionally.
Then I will definitely mention “Crime and Punishment” by Dostoevsky and “Metamorphosis” by Franz Kafka. These are two novels that mark and that never lose their flavor and beauty. This is because every time you read them, you realize that they are very current and can teach you endlessly about nature of the human, life and their balances.

Question 5: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?

Answer: I definitely see myself in the field of teaching and research. To me, the transmission of knowledge from one generation to the next and their continuous improvement is the foundation of any healthy society. I think that this is and will be my primary and most important contribution, not only for Albanians but for anyone who is eager for knowledge and wisdom.
In addition, I am currently involved and actively contributing to the Albanian diaspora and I think I will continue to do so in the future.

We are already at the end of the interview. Dr. Marinela Shehaj thank you very much for the time and the detailed and valuable answers. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your journey and remind you that our Albanian society needs more future leaders like yourself.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *