Mësohet se Kostreci pre disa ditësh ishte i infektuar me Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.
KUSH ESHTE URAN KOSTRECI
Uran Kostreci lindi më 1938, në Sarandë. Ai u arrestua në 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3-vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi se «ka fyer përfaqësuesin e pushtetit», dhe se ka bërë «agjitacion e propagandë», me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”.