Isha gjygjtar e prokuror, do ngel në “vetting“ se vodha shumë, tani po nxitoj të bëj provimin e avokatisë se ja kam mësuar marifetet korrupsionit.

Corrupt Judges Courts E1619896190373 | Lexotani

Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu për shkak të problemeve me pasurinë apo lidhjeve me korrupsionin, po ushtrojnë profesionin e avokatit.

Një pjesë është licencuar përpara shkarkimit, ndërsa pjesa tjetër është duke e marrë atë, ndonëse është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Procesi i vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili synon të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë ata që kanë probleme me korrupsionin, deklarimin e pasurisë apo aftësitë profesionale, është vlerësuar si hapi kryesor për zbatimin e reformës në drejtësi.

Por a kanë dalë vërtet jashtë sistemit të drejtësisë, të shkarkuarit nga vettingu? Përgjigjja është jo. Uniformën e gjyqtarit apo prokurorit e kanë ndërruar me atë të avokatit, duke mbetur pjesë e sistemit.

Ndue Pjetra, kreu i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion thotë se pjesa më e madhe e tyre e kanë menduar si kartë rezervë licencën e avokatit, duke e marrë atë përpara se të dalin në bankën e vettingut.

“Në qoftë se i referohemi statistikave nga 120 gjyqtarë e prokurorë që janë larguar nga vettingu, 97, 98 % e tyre janë të pajisur me licencën e avokatisë. Që nga momenti që gjyqtari apo prokurori ka marrë një licencë avokati e ka pasur se do të jetë pjesë e avokatisë dhe nuk do jetë pjesë e gjyqësorit, duke menduar gjithë korrupsionin që kanë bërë. Këta prokurorë dhe gjyqtarë që vazhdojnë gjykimet përdorin si mashë ish-prokurorë dhe gjyqtarë që kanë kaluar vettingun dhe bëhen pjesë e korrupsionit në gjithë sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të marrë masa të menjëhershme që ish-prokurorë dhe gjyqtarë të larguar nga vettingu, të mos lejohet të bëhen pjesë e sistemit të avokatisë.

Pjetra thotë se njohjet me kolegët e mbetur në sistem i kanë bërë këta ish-gjyqtarë e prokurorë, avokatët më të kërkuar për momentin, duke i parë si “karrem” për të arritur vendimet që duan.

“Unë lëviz shumë nëpër rrethe dhe takoj shumë avokatë dhe më thonë, po këta na e morën dhe punën tani. Pse? Sepse nuk e bëjnë dot korrupsionin pra, do ta bëjnë me këta, sepse janë mësuar dhe e dinë sesi bëhet korrupsioni dhe mundësia për t’u fshehur. Këta persona tani deri sa të arrijnë t’i rregullojnë me ligjin e avokatisë, këtu po bëhet korrupsioni kryesor. Është e domosdoshme që të largohen fare nga sistemi i drejtësisë”, shtoi ai.

Sipas Euronews Albania Dhoma Kombëtare z Avokatisë, sqaron se ligji ndalon të pajisen me licencë për ushtrimin e këtij profesioni, ish-gjyqtarë e prokurorë, në rastin kur ata janë shkarkuar jo vetëm me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, por edhe të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Nisur nga kjo Euronews Albania ka zbuluar se ish-gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vettingu në shkallë të parë, po nxitojnë të licencohen si avokatë, përpara se të dalin para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në 6 maj 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpalli vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në funksion të procesit të rivlerësimit, u identifikuan probleme me pasurinë e tij. Emri i këtij gjyqtari gjendet në listën për provimin e avokaturës datë 21 maj 2021.

Në këtë liste gjendet po ashtu edhe emri i gjyqtarit të Gjykatë së Korçës, Markelian Kuqo, i cili u shkarkua nga Këshilli i Lartë gjyqësor pas lirimit me kusht të “të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari.”

Pak ditë më parë ish-prokurori Adriatik Cama, i cili tashmë ushtron profesionin e avokatit, u plagos teksa ishte duke pirë kafe me klientin e tij pranë Gjykatës së Tiranës.

Ai u shkarkua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit pasi hetimi administrativ për të zbuloi probleme me pasurinë dhe akuza për korrupsion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *