Kush është Avokat Klit Delilaj? Z. DELILAJ është avokat franko-shqiptar me zyrë në Rennes dhe me rreze ndërhyrjeje në të gjithë Francën. Prej disa vitesh tashmë, ai është në shërbim të bashkatdhetarëve të tij shqiptarë dhe jo vetëm. Ai ofron shërbimet e tij ligjore kur këta të fundit ndeshen me probleme të ndryshme si : çështje penale, emigracioni, tregtare dhe në fushën e egzekutimit të vendimeve gjyqësore të huaja në Francë. Z. DELILAJ e ushtron këtë profesion me humanizëm, profesionalizëm dhe me pasion.
Përshëndetje Z. Delilaj, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë në “Future Albanian Leaders”. Duke qenë se ju jeni një nga shembujt më të mirë se si duhet të jenë shqiptarët dhe të rinjtë profesionistë kudo nëpër botë, kemi menduar t’ju bëjmë 5 pyetje kryesore në këtë intervistë në mënyrë që formimi dhe eksperienca juaj e deri tanishme të arrijnë edhe tek lexuesit tanë të etur për dije dhe sukses. Le të fillojmë.
Pyetja 1: Cilat mendon se kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha në rrugëtimin tuaj ?
Përgjigje: Në lidhje me këtë pyetje mendoj se sfidat kanë qenë të shumta, duke filluar që nga largimi nga vendlindja në një moshë relativisht të vogël, tek përplasja e kulturave dhe vështirësitë e integrimit në shoqërinë franceze, deri tek vështirësitë ekstra të ndeshura gjatë studimeve. Këto kanë edhe më të vështira për shkak të vështirësive gjuhësore dhe ndryshimit në kulturën dhe metodat e mësimdhënies midis Shqipërisë dhe Francës. Gjithashtu, edhe sfidat administrative gjatë ndërrimit të statusit studentor në rrogëtar apo edhe në proçesin e natyralizimit në shtetas francez, kanë qenë një stres i shtuar.
Nga ana tjetër, në aspektin profesional, sfida e parë për mua ishte gjetja e vendit të parë të punës pas shumë vitesh studim dhe intervistash të shumta jo frytdhënëse. Ndërsa sot, çdo ditë është një sfidë, pasi të pasurit një profesion liberal si ai i avokatit, duhet që në çdo gjyq me kundërshtarin të kem gjithmonë më shumë njohuri se ai mbi ligjet apo praktikat gjyqësore të gjykatave të larta apo të asaj të Strasburgut e të Luksemburgut.
Si përfundim mendoj se nuk ka një sfidë në veçanti që ka qënë më e madhe se të tjerat… por si gjithnjë, më e madhja do të jetë ajo që do të vijë më pas.
Ndërsa përsa i përket sukseseve më të mëdha, ato kanë qenë momentet kur kam gjetur forcën dhe mënyrën për të vazhduar rrugëtimin tim, pas dështimeve që kam patur.
Pyetja 2: Cfarë këshillash do ti jepnit dikujt që do të ndjek një rrugëtim të ngjashëm ?
Përgjigje: Këshilla që do ti jepja dikujt do ishte të zgjedhë një fushë profesionale që e dashuron, dhe të mos pranojë kurrë fjalën “jo” si përgjigje përfundimtare… Këmbëngulja dhe mosdorëzimi janë sipas mendimit tim modest çelsi i çdo suksesi.
Pyetja 3: Sipas jush, cilat jane karakteristikat e domosdoshme të një lideri dhe pse ?
Përgjigje: Unë besoj se ka lider natyral, që kanë karizëm të atillë që i bëjnë njerzit për vete në mënyrë të natyrshme. Përsa i përket të tjerëve besoj që karakteristika numër një e liderit është të qënit njohës i mirë i natyrës njerëzore, pasi personalitete të ndryshme nuk manaxhohen në mënyrë të njëjtë. Për të arritur këtë është e domosdoshme që lideri të jetë një dëgjues dhe një lexues i mirë i gjuhës joverbale.
Karakteristikat e tjera janë aftësia për të patur një vizion të largët e afatgjatë, kurajoja dhe dhënia e shembullit me anë të veprimeve, aftësia e përshtatjes, si dhe aftësia në komunim. Patjetër që kjo listë nuk është e kufizuar…
Pyetja 4: Cili është libri më i bukur që keni lexuar dhe që ju ka inspiruar deri më sot ?
Përgjigje: Mendoj se përgjigja ndaj kësaj pyetje është e vështirë. Meqë më duhet patjetër të zgjedh një libër në veçanti, do thoja librin “Obelisku i Zi i Remarkut. Kjo vepër nuk më ka inspiruar nga ana profesionale por nga ana personale.
Ndoshta për arsye se edhe ne rinia shqiptare e 10 vjeçarit të parë të shekullit të XXI-të e kemi ndjerë veten pak si një brez “i humbur“. Kjo ndoshta ngaqë shoqërinë e kishim të shenjtë dhe e vendosnim atë mbi gjithçka. Ndoshta ngaqë në njëfarë mënyre ato kafenetë dhe rrethi jonë shoqëror ishte çmendina në dalje të “Osnanbrykut“ nga ku shihej qyteti e ku mendonim se aty jetonin të çmendurit e vërtetë.
Ndoshta pak edhe për shkak të dialogut midis Georg Krolit dhe Ludvigut, pak ditë përpara largimit të tij, kur i pari e pyet të dytin: “Përse kërkon të largohesh nga këtu?” dhe i dyti i përgjigjet “Nuk e di, po ta kisha të qartë, ndoshta nuk do të largohesha, po di që e kam të nevojshme”… dhe Georgu që i thotë se do ta marrë malli për atë vënd aty, ndërkohë që Ludvigu i përgjigjet në njëfarë mënyre se, thellë thellë po largohet me shpresën që kjo të ndodhë.
Pastaj me siguri edhe për kapitullin e fundit, kur mbas shume vitesh Ludvigu kthehet në “Osnanbryk“ dhe nuk gjen më asnjë godinë siç e kishte lënë, përveç martenitetit dhe çmendinës që jo vetëm që nuk u prishën por shtuan punën gjatë viteve në vijim.
Pyetja 5: Ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe cili do te jetë kontributi juaj për shqiptarët ?
Përgjigje: Të ardhmen time e shoh në Francë, ku kam kaluar tashmë pjesën më të madhe të jetës sime.
Por gjithashtu, do të dëshiroja të jepja diçka nga ana profesionale, aq sa mundem sigurisht, nëpër institucione të ndryshme si shkolla e magjistraturës, shkolla e avokatisë, universitete, apo edhe në ndonjë komision ligjor, gjithnjë si ekspert i jashtëm. Fatkeqësisht për momentin kandidaturat e mia janë refuzuar… me pretekstin se nuk jam i kualifikuar mjaftueshëm për atë për të cilën kam aplikuar.
Nga njëra anë, më vjen mirë që në Shqipëri ka njerëz më të kualifikuar se unë në poste kyçe. Nga ana tjetër, kam dyshimet e mia për vërtetësinë e kesaj situate e cila mbase lidhet me siguri me xhelozinë që unë ndjej ndaj kolegëve të mirë shqiptarë.
Tashmë jemi në fund të intervistës. Z. Delilaj ju falenderoj shumë për kohën dhe përgjigjet e detajuara e me plot kuptim që na dhatë. Me shpresën se lexuesi është frymëzuar nga ky bashkëbisedim, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional dhe ju rikujtoj se shoqëria jonë shqiptare ka nevojë për liderët e së ardhmes sikurse jeni dhe ju në diasporë.
In English
Who is Lawyer Klit Delilaj? Mr. DELILAJ is a Franco-Albanian lawyer with an office in Rennes and a range of intervention throughout France. For several years now, he has been in the service of his Albanian compatriots and not only. He offers his legal services on various problems such as: criminal cases, immigration, trade and in the field of execution of foreign court decisions in France. Mr. DELILAJ practices this profession with humanism, professionalism and passion.
Hello Mr. Delilaj, thank you for accepting the invitation for an interview in “Future Albanian Leaders”. As you are one of the best examples of how professional Albanians and young people should be all over the world, we thought to ask you 5 main questions in this interview so that your training and experience so far can reach even to our readers eager for knowledge and success. Let’s begin.
Question 1: What do you think have been the biggest challenges and successes in your journey?
Answer: Regarding this question, I think that the challenges have been many, ranging from leaving the homeland at a relatively young age, to the clash of cultures and the difficulties of integration into French society, to the extra difficulties encountered during studies. These were even more difficult due to language difficulties and differences in culture and teaching methods between Albania and France. Also, the administrative challenges during the change of student status to work permit or even in the process of naturalization in French citizen, have been an added stress.
On the other hand, professionally, the first challenge for me was finding my first job after many years of study and numerous non-fruitful interviews. Whereas today, every day is a challenge, as having a liberal profession like that of a lawyer, in every trial with the opponent I should always have more knowledge than he on the laws or case law of the high courts or that of Strasbourg or Luxembourg.
In conclusion I think there is no one challenge in particular that has been greater than the others… but as always, the greatest will be what will come next.
As for the biggest successes, those were the moments when I found the strength and the way to continue my journey, after the failures I had.
Question 2: What advice would you give to someone who will follow a similar journey?
Answer: The advice I would give someone would be to choose a professional field that he loves, and never accept the word “no” as the final answer… Persistence and non-submission are in my modest opinion the key to any success.
Question 3: In your opinion, what are the essential characteristics of a leader and why?
Answer: I believe that there are natural leaders, who have such charisma that they make people for themselves naturally. As for others I believe that the number one characteristic of a leader is to have a good knowledge of the human nature, as different personalities are not managed in the same way. To achieve this it is essential that the leader be a good listener and reader of nonverbal language.
Other characteristics are the ability to have a long-term vision, courage and be an example by action, and also the ability to adapt, and the ability to communicate. Definitely this list is not limited…
Question 4: What is the most beautiful book you have read and that has inspired you to date?
Answer: I think the answer to this question is difficult. Since I definitely have to choose one book in particular, I would say the “Black Obelisk” by Remarque. This work has not inspired me professionally but personally.
Probably because we, the Albanian youth of the first 10 years of the XXI century, have felt a bit like a “lost” generation. This is probably because we held society sacred and placed it above all else. Probably because in a way those coffees and our social circle were the madhouse at the exit of “Osnanbryk” from where the city could be seen and where we thought the real lunatics lived.
Perhaps a little because of the dialogue between Georg Krol and Ludwig, a few days before his departure, when the former asks the latter: “Why do you want to leave?” and the second responds “I do not know, if I had it clear, I probably would not leave, but I know I need to do so”… and George who tells him that he will miss that place there, while Ludwig responds in a way that, deep down he is leaving in the hope that this will happen.
Then surely for the last chapter, when after many years Ludwig returns to “Osnanbryk” and no longer finds any building as he had left it, except the maternity and the insane asylum that not only did not break down but increased the work in the following years.
Question 5: Where do you see yourself in the future and what will be your contribution to Albanians?
Answer: I see my future in France, where I have already spent most of my life. But also, I would like to give something professionally, as much as I can of course, through various institutions like the master schools, the law schools, the universities, or even in a legal commission, always as an external expert. Unfortunately at the moment my applications have been rejected… on the pretext that I am not qualified enough for what I applied for.
On the one hand, I am glad that in Albania there are more qualified people than me in key positions. On the other hand, I have my doubts about the veracity of this situation which is probably related to the jealousy I feel towards my good Albanian colleagues.
We are already at the end of the interview. Mr. Delilaj thank you very much for the time and detailed and meaningful answers you gave us. With the hope that the reader is inspired by this conversation, I wish you many successes in your professional journey and remind you that our Albanian society needs future leaders like you in the diaspora.