Iljaz Bej Mirahori,themelues i qytetit të Korçës.

Iljaz Bej Mirahori,Themelues I Qytetit Të Korçës.

Jeta e tij

Iljaz Bej Mirahori lindi në Panarit rreth vitit 1410 dhe vdiq në vitin 1510, atëherë pjesë e Kazasë së Përmetit të Vilajetit të Janinës në Perandorinë Osmane. Pas edikumit qe mori nga babai i tij, Iljazi vazhdoj studimet ne Enderun-i Humajun ne qytetin e Edrines. Per shkak te trimeris dhe talentit te rralle ushtarako administratic Iljai kaloj neper poste te ndryshme gjate periudhes se sundimit te Sulltaneve Murati II dhe Mehmeti II. Iljaz bej Mirahori  ishte jeniçer shqiptar, dijetar, dhe mësues personal i sulltanit osman Bajazitit të II. I njohur edhe si Iljaz Hoxha, ai ishte i martuar me vajzën e Mehmetit të II dhe ishte sanxhakbeu i Sanxhakut të Korçës.

Më  29/05/1453    568 vjet më parë, Përmetari Iljaz Bej Mirahori ishte i pari që hipi mbi muret e Kostandinopojës, duke ndryshuar kështu historinë mbarë botërore. Në pleqëri ai paraqet para Sulltanit dëshirën e tij për rikthim në vendlindje kërkesë kjo e plotësuar nga Sulltan Bajaziti II-të. Sipas Sami Frashërit në vitin 1484 Iljasi mori si dhuratë në pronësi tokat e mëmëdheut, të fshatrave të Vakefeve dhe atë të Fushës së Korces.Ai ndërtoi atje edhe xhaminë e parë, e njohur si Xhamia e Iljaz Mirahorit.Ai ndërtoi shkollë dhe strehimore (falas për udhëtarët dhe të varfërit). Strehimore e cila ishte aktive deri në vitin 1936 me shpenzimet e pasardhësve të tij.

Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *