Historia e Jeruzalemit, kryeqyteti i besimeve
Jeruzalemi është një qytet i lashtë në Lindjen e Mesme, midis Detit Mesdhe dhe Detit të Vdekur. Historia tregon shumë për këtë qytet dhe shenjtërinë e tij për besimet e ndryshme. Nga aty kanë lindur besimet më të mëdha që ekzistojnë që prej mijëra vjetësh. Në këtë aspekt, emërtimi i Jeruzalemit si kryeqytet i Palestinës apo Izraelit apo ruajtja e tij si një qytet asnjanës ka qenë gjithmonë një nga tematikat më të zjarrta të debateve botërore. Kjo nevojë për emërtim ka shkaktuar incidente të mëdha dhe ka ndikuar edhe vendimet më të rëndësishme politike, sidomos këto vitet e fundit.
Duke pasur këto informacione natyrshëm na lind pyetja se përse Jeruzalemi është kaq i rëndësishëm për Palestinën dhe Izraelin, por jo vetëm?
-Jerusalemi është me rëndësi për çifutët për shkak të murit të vajtimit dhe Tempullit të Solomonit, sikurse besojnë ata, si dhe për të krishterët sepse në të gjendet “varri” i Jezusit sipas bindje së tyre.
-Jerusalemi është vendi i dytë për nga shenjtëria në botën Islame.Në të ndodhet Xhamia El Aksa e cila është xhamia e tretë për nga rëndësia.
Insistimi I Izraelit për marrjen e Jeruzalemit.
Izraeli përdor vazhdimisht një retorikë të shenjtë gjatë diskutimit për pandashmërinë e Jerusalemit. Ai e konsideron Jerusalemin si selinë e vet unike dhe të përhershme nën sovranitetin Izraelit. Prandaj Izraeli tenton me këmbëngulësi që ta largojë çështjen e Jerusalemit nga bisedimet në lidhje me zgjidhjen e çështjes Palestineze dhe refuzon pjesëmarrjen e banorëve të Jerusalemit në çfarëdo funksioni të administratës autonome palestineze.
Ndërkaq, sipas qëndrimit Palestinez, Jerusalemi është pjesë e Bregut Perëndimor, prandaj për Jerusalemin vlejnë të gjitha ato ligje që vlejnë për çdo pjesë të territoreve të pushtuara. Vendet katolike e bindën OKB që Jerusalemi, për shkak të rëndësisë së tij fetare, të bëhet qytet ndërkombëtar, prandaj në përputhje me këtë, UNSCOP-i e ka hedhur poshtë kërkesën e zionistëve të cilët pretendonin se qyteti i shenjtë të bëhet pjesë e shtetit Izraelit.
Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në Jeruzalem
Për javë të tëra, protestuesit palestinezë dhe policia Izraelite janë përplasur çdo ditë rreth qytetit të Vjetër të Jeruzalemit, në shtëpitë dhe vendet kryesore e fetare të shenjta për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, njëkohësisht e cilsuar edhe si epiqendra emocionale e konfliktit në Lindjen e Mesme.
Jeruzalemi ka qenë skena e konfrontimeve të dhunshme midis hebrenjve dhe arabëve për 100 vjet dhe mbetet një nga qytetet më të diskutuara në botë. Përplasjet e fundit filluan një muaj më parë me një lëvizje nga ana e forcave Izraelite për të bllokuar disa tubime Palestineze në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Pasi ato kufizime u zbutën, tensionet mbi një plan për të dëbuar dhjetëra e qindra palestinezë nga lagja Shaykh Jarah e Jeruzalemit lindor vazhduan të nxisnin konfrontimet. Të hënën, granatat tronditëse jehuan në xhaminë Al-Aksa dhe prej rezistimit të drejtë qindra palestinezë u lënduan në përleshjet midis tyre dhe policisë, ku këta të fundit nuk i kursyen duke i qëlluar me gaz lotësjellës dhe plumba gome.
Këto trazira janë shtuar akoma më tepër fill pasi ish presidenti Donald Trump njoftoi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe kërkoi transferimin e ambasades amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Kjo deklaratë nuk u mirprit as nga Palestinezet por as edhe nga mbarë bota, të cilët ishin kundra, kjo pasi njohja e statusit të saj si kryeqytet nga Shtetet e Bashkuara do të ishte, nga këndvështrimi i tyre, një shtim i tensioneve.
Nga ana tjetër për Palestinezët do të ishte një formë humbje dhe një lloj dështimi i ëndrrës së tyre për pavarësi. Për këto arsye, ka një përpjekje të dhunshme nga qeveria e Tel-Avivit për të privatizuar Jeruzalemin. Duke ja hequr të gjitha të drejtat civile, territorial, detare, ujore, tokesore dhe duke i lënë pa kushtet më minimale Palestinezët, qeveria e izraelit përdor justifikimin e vetëmbrojtjes dhe bën një luftë jo të drejtë dhe jo morale. Nga ana tjetër, bilanci i të vrarëve Palestinezë përfshin shkatërrimin e familjeve, vjedhjen e pronave, terrorin ndaj grave dhe fëmijëve etj. Pavarësisht nga deklaratat e shumta për zgjidhje, këto nisma të marra nga qeveria e Tel-Avivit nuk tregojn gjë tjetër vetëm se fillimin e përshkallzimit të situatës aktuale atje.
Orgest Met’hasa është student i fakultetit të shkencave humane në Universitetin e Elbasanit në degën gazetari. Aktualiteti, zhvillimet e vazhdueshme në rang kombëtar dhe ndërkombëtar nxisin interesin e tij për këtë fushë. Orgesti është i angazhuar në iniciativa sociale dhe sipërmarrje. Përveç studimeve, ai punon si menaxher në “MH HORIZONT”. Orgesti është gjithashtu kontribues në LexoTani me qëllim për ti ardhur në shërbim lexuesit shqiptar dhe për ta njohur atë me tematika të rëndësishme, të cilat prekin jetën e tyre në mënyrë direkte apo indirekte. Orgesti është kurdoherë i hapur për propozime dhe bashkëpunime: mund ta kontaktoni në [email protected]