Shqiptaro-Amerikanja Eva Millona është emëruar në postin e rëndësishëm të “ndihmës sekretare në departamentin e sigurisë së brendshme“ në SHBA që njihet ndryshe si Homeland Security.
Ky është posti më i lartë që një shqiptare merr ndonjëherë në administratën amerikane, aktualisht në administratën e Biden.
Kush është Eva Millona?
Eva Millona, ka studiuar drejtësi ne Universitetin e Tiranës në vitet 1980. Më pas ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës. Ajo shërbeu nga vitet 1989 në 1992 në këtë post.
Pasi emigroi në SHBA, ajo drejtoi programin e rivendosjes së refugjatëve në Massachusetts Qendror, dhe me pas ne 1999 u bashkua me MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), duke shërbyer fillimisht si Drejtore e Politikave dhe Avokatisë dhe më pas si Zëvendës Drejtore.
Ajo u bë Drejtore Ekzekutive në vitin 2008, dhe sot njihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar si një eksperte dhe udhëheqëse në politikën e imigracionit dhe integrimin e imigrantëve dhe refugjatëve.
Ajo ka marrë çmime të shumta për avokatinë dhe udhëheqjen e saj, përfshirë çmimin prestigjioz 2009 Outstanding American by Choice nga Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA dhe Çmimin e Drejtësisë Sociale të Bankës Wainwright 2010.
In English
Albanian-American Eva Millona has been appointed to the important post of “Assistant Secretary in the Department of Homeland Security” in the US, otherwise known as Homeland Security.
This is the highest position an Albanian woman ever holds in the US administration, currently in the Biden administration.
Who is Eva Millona?
Eva Millona studied law at the University of Tirana in the 1980s. She then practiced civil and criminal law before becoming the youngest district judge ever appointed to the Tirana District Court. She served from 1989 to 1992 in this post.
After emigrating to the United States, she led the refugee resettlement program in Central Massachusetts, and later in 1999 joined the MIRA (Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition), serving first as Director of Policy and Advocacy and later as Deputy Director.
She became Executive Director in 2008, and today is recognized nationally and internationally as an expert and leader in immigration policy and the integration of immigrants and refugees.
She has received numerous awards for her advocacy and leadership, including the prestigious 2009 Outstanding American by Choice Award from the U.S. Citizenship and Immigration Services and the 2010 Wainwright Bank Social Justice Award.