Qytetari Aktive : Ahmed Ramadan, studenti egjiptian i cili ndihmoi studentët e tjerë të kalojnë provimet (video)

Screenshot 20210710 203515 01 | Lexotani

Ahmed Ramadan është student i mjeksisë në universitetin e Zagazig të Egjiptit. Këtë javë disa qindra studentë të këtij universiteti u organizuan për të falenderuar tutuorin e tyre i cili i ndihmoi për 5 vjet për të kaluar provimet dhe për të marrë nota të mira. 

Kjo sakrificë e tij kërkoi kohë, mundim dhe energji të shumta, por, kjo përpjekje ja vlejti kur studentë të shumtë u rreshtuan ta falenderonin e brohorasin.

Në Zagazig, Egjipt, qindra studentë formuan një ‘korridor nderi për të falënderuar Ramadanin që i ndihmoi ata të studiojnë dhe të kalojnë provimet e tyre.

Tarek Hosny, i cili filmoi videon tha se Ramadani punoi shumë për të mësuar studentët në nevojë. Ai gjithashtu ofroi ndihmë financiare për studentët dhe punonjësit e universitetit.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale : 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *