Covid-19: Zvicra do të zbusë kufizimet e saj shëndetësore më shpejt sesa pritej.

| Lexotani

Vendi alpin planifikon, ndër të tjera, të rihapë restorantet e mbyllura prej kohësh. Ky vendim merr fuqi të hënën e ardhshme.  Njëkohësisht Zvicra do të heqë karantinën për ata që vaksinohen.

Qeveria e Bernës njoftoi të Mërkurën një relaksim “më të madh se sa pritej” të masave të saj shëndetësore përballë situasës së Covid. Prandaj, ajo planifikon të rihapë ambjentet e brendshme të restoranteve dhe të heqë karantinën për ata që vaksinohen. Shteti Zvicerian, ku Covid ka marrë më shumë se 10,180 jetë njerzish, filloi një proces të ngadaltë në fillim të Marsit për të lehtësuar masat kufizuese të marra në shkurt përballë valës së dytë.

Lehtësimi i ri, i cili do të hyjë në fuqi të hënën, u bë i mundur falë përmirësimit të situatës epidemiologjike dhe progresit të shpejtë të vaksinimit të njerëzve në nevojë. Nga java tjetër, do të jetë përsëri e mundur për të ngrënë në ambiente të mbyllura në restorant, përfshirë pas orës 11, por do të duhen maksimumi 4 persona për tryezë. Tarracat janë të hapura që nga fundi i Prillit.

Sa i përket ngjarjeve të hapura për publikun, kufiri i ri është 100 persona brenda dhe 300 persona jashtë. Rreth sporteve amatore, 50 njerëz tani mund të mblidhen së bashku për të drejtuar ose luajtur sporte së bashku, në vend të 15 deri më tani.

Gati 1.5 milion njerëz të vaksinuar në Zvicër

Pas vaksinimit të 1.5 milion banorëve, kufiri për organizimet kulturore gjithashtu është rritur në 50 persona. Po kështu, është përsëri e mundur të organizohen shfaqje, për të cilat vlejnë të njëjtat rregulla si për ngjarjet që mirëpresin publikun. Në universitet, kufiri prej 50 personave për mësimdhënie ballë për ballë është hequr. Ngjarjet e mëdha do të autorizohen përsëri nga korriku, me një maksimum prej 1,000 personash brenda dhe 5,000 jashtë. Më në fund, që nga 20 gushti, ngjarjet kryesore do të jenë në gjendje të strehojnë deri në 10,000 njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *