Në botën e gjerë të stomatologjisë shpeshherë ndeshemi me terma të ndryshme që nuk i kemi dëgjuar më parë. Disa prej tyre janë thjeshtë një formë sinonimi i një termi tjetër. Në rastin tonë ndonjëherë quhet higjienist oral ose higjenist dentar. Ai është një profesionist i liçencuar dentar, i regjistruar në një shoqatë dentare ose në një organ rregullator brenda vendit apo shtetit ku praktikon profesionin. Detyra e një higjenisti dentar është përkushtimi ndaj shëndetit oral të pacientëve të tij. Ai shpjegon dhe mëson higjenën e duhur orale, kryen vlerësime të pacientëve, inspektime në gojë rreth sëmundjeve të ndryshme dhe pastrime dhëmbësh. Shqetësimi kryesor i çdo higjenisti dentar është mbi kujdesin shëndetësor oral parandalues të pacientëve të tyre. Fokusi i tyre është parandalimi i sëmundjeve të mundshme dhe evitimi i degradimit të tyre.
Higjienistët dentarë punojnë në mënyrë të pavarur ose me dentistë dhe profesionistë të tjerë të dhëmbëve për të siguruar një kujdes të plotë shëndetësor oral. Ata kanë trajnime të ndryshme ku përqëndrohen dhe specializohen në parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve në gojë.
Çfarë detyrash ka një higjenist dentar?
Një higjenist dentar kryen një shumëllojshmëri detyrash mjekësore dhe teknike. Shumë nga këto detyra janë më të përparuara dhe të pavarura; që përfshijnë kujdesin e drejtpërdrejtë të pacientit gjë e cila më parë kryhej nga vetë dentistët. Detyrat ditore të shumicës së higjienistëve përfshijnë heqjen e pllakës nga dhe lustrimin e dhëmbëve të një pacienti gjatë një kontrolli rutinë. Ata gjithashtu fokusohen në kontrollimin e pacientëve, rishikimin e historisë së shëndetit oral të një pacienti dhe mësimin e teknikave të duhura të larjes dhe pastrimit të dhëmbëve dhe gojës. Ata gjithashtu përdorin mjetet shëndetësore me rreze X për të fotografuar dhëmbët dhe për të përgatitur analizën e dentistit.
Cilat janë rolet e një higjenisti dentar?
Sigurisht që një higjenist ka disa role të përcaktuara nga profesioni i tij, por ato mund edhe të variojnë në bazë të vendit të punës, formimit profesional, zhvillimit teknologjik, situatës së ndodhur etj. Disa prej këtyre roleve janë si mëposhtë;
– Mbledhja e informacionit të detajuar mbi pacientin dhe shëndetin e tij oral.
– Heqja e llogaritjes, njollave dhe pllakave (depozitat e forta dhe të buta) nga të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve.
– Marrja e formave të dhëmbëve të pacientëve që përdoren për vlerësimin e trajtimit.
– Lustrimi i dhëmbëve të pacientëve.
– Përdorimi i mjeteve për heqjen e pluhurit, pllakës dhe njollave.
– Përdorimi i mjeteve për përgatitjen e filmit me rreze X.
– Listimi i kushteve dentare të pacientëve për dentistin.
– Aplikimi i fluorideve dhe parandaluesëve të prishjes së dhëmbëve.
– Administrimi i anestezikëve lokalë.
– Heqja e qepjeve dhe veshjeve të dhëmbit.
– Kujdesi psikologjik dhe motivimi i pacientëve.
– Berja e silanteve.
Higjenisti dentar është shkalla e parë e proçesit të vizitës për një pacient përpara vizitës përfundimtare që i kryen stomatologu. Pra, higjenisti dentar është mjeku parandalues i cili bën të mundur që gjendja e kavitetit oral të jetë e mirë dhe të parandalohet në kohë .
Erjon Çerri është student i vitit të dytë si higjenist dentar në fakultetin e stomatologjisë në Tiranë. Ai është tepër aktiv dhe intersohet rreth projekteve dhe koferencave mjekësore. Komunikimi publik është një nga pikat e tij të forta. Erjoni merret me aktivitete sportive dhe gjithashtu zotëron një liçensë radioamatori prej 3 vitesh. Ai është sportist i çertifikuar në federatën e radioamatorizmit në Shqipëri.
Kontakto : [email protected]