Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar kohën kur ishte refugjate në “Ditën Botërore të Refugjatëve”.
Osmani ka publikuar një intervistë të dhënë për presigjiozen britanike The Guardian kur ishte refugjate, njofton Klankosova.
Derisa 22 vjet pas si presidente e Kosovës, Vjosa Osmani mes tjerash u bën thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzinë para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët.
“22 vjet më parë u intervistova nga The Guardian si refugjate. 22 vjet më pas, si Presidente e një Kosove të lirë dhe të pavarur, unë u bëj thirrje të gjithëve që të zgjedhin njerëzimin para injorancës dhe të mos i mbyllin dyert për refugjatët. Të hapësh dyer do të thotë të shpëtosh jetë. #Dita Botërore e Refugjatëve”, shkroi Osmani.