Kuriozitet : Universi do të ishte më i nxehtë nga sa pritej!

Andromeda Galaxy 560Mm Fl 1 | Lexotani

Studiuesit e UNIGE kanë arritur të konfirmojnë teorinë kozmologjike dhe vëzhgimet e bëra mbi universin duke konsideruar se ai është më e nxehtë se ai që besonim deri më tani. 

Sot, astrofizikanët ende përballen me kontradikta të ndryshme midis teorive kozmologjike dhe matjeve të marra duke përdorur mjete të ndryshme kërkimore. 

Katër vlera janë problemi kryesor: shpejtësia e zgjerimit të universit sot, madhësia e ndryshimeve në dendësinë e materies brenda universit, ndryshimet në temperaturë dhe në trajektoren e dritës fillestare të universit. 

Duke mos marrë parasysh temperaturën e dritës dhe lakimin e universit në llogaritjet e tyre, studiuesit e Universitetin te Gjenevës (UNIGE) kanë arritur të konfirmojnë teorinë me anë të të dhënave dhe analizës. Arsyeja? Ne do të jetonim në një rajon me dendësi të universit që do të anonte pak llogaritjet dhe do të çonte në këto mospërputhje. 

Këto rezultate, publikuar në revistën Physical Review Journal, hapin perspektiva të reja për teoritë kozmologjike, të cilat do të bënin të mundur përgjigjen e shumë pyetjeve ende të pazgjidhura.

Teoricienët e kozmologjise përballen me mospërputhje të ndryshme midis rezultateve të tyre të llogaritjeve dhe matjeve të marra falë satelitëve. Mospërputhja e parë ka të bëjë me shpejtësinë e zgjerimit të universit. “Ne mund ta masim këtë shpejtësi ose falë supernovave – yjeve në fund të jetës së tyre shpërthejnë – ose falë dritës së sfondit difuz kozmik (FDC) – rrezatimit elektromagnetik që vërehet në të gjithë Universin”, shpjegon Benjamin Bose, studiues në Departamentin e Fizikës Teorike të Fakultetit të Shkencave të UNIGE. 

Por këto dy matje japin një rezultat i cili ndryshon me më shumë se 10% dhe që nuk mund të shpjegohet me gabime vëzhgimi. Mospërputhja e dytë ka të bëjë me madhësinë e ndryshimit në dendësinë e materies në univers, e cila përsëri ndryshon me 8% nëse llogaritet nga FDC ose nga galaktikat në universin lokal. 

Së fundmi, dy mospërputhjet e fundit janë karakteristikat statistikore të ndryshimeve në temperaturë dhe trajektores së dritës të FDC. Në këtë rast, teoritë nuk arrijnë të përputhen me matjet e vëzhguara teknikisht nga shkencëtarët.

Një teori e thjeshtë për të përmbledhur rezultatet:

Hulumtuesit ende po përpiqen ti zgjidhin këto kontradikta sot. Benjamin Bose dhe Lucas Lombriser, profesor në Departamentin e Fizikës Teorike në UNIGE, u përpoqën të zgjidhin këto katër mospërputhje falë një teorie të vetme, e cila në vetvete nuk do të fuste shumë hipoteza të tjera për tu verifikuar. 

Për ta bërë këtë, ata zgjodhën të analizojnë të dhënat vëzhguese të këtyre kontradiktave duke mos marrë parasysh një temperaturë të veçantë të dritës së FDC – e cila konsiderohet të jetë fikse – dhe lakimin e universit. “Duke hequr këto dy të dhëna, jo vetëm që mospërputhjet në temperaturën e dritës dhe trajektoren e saj zvogëlohen, por ato lidhen me shpejtësinë e zgjerimit të Universit sot dhe ndryshimin në dendësinë maksimale të materies. Zhduken, me masat statistikore që pajtohen!”, shpreh Benjamin Bose. Por si e shpjegojnë këtë?

Toka do të ndodhej në një rajon me dendësi të ulët në univers krahasuar me mesataren! Hipotezë kjo e paraqitur nga Lucas Lombriser. “Kjo është arsyeja pse matjet vëzhguese që ne marrim kompensohen, me një temperaturë të sfondit difuziv kozmik pak më të lartë se temperatura që ne matim nga ketu”, shpjegon ai. Kjo hipotezë vërtetohet veçanërisht nga krahasimet e bëra në galaktikat fqinje, të cilat do të mbështesnin që Toka është me të vërtetë në një rajon më pak të  dendur në Univers sesa mesatarja. 

Sipas kësaj teorie kozmologjike, temperatura e dritës së FDC do të ishte më e lartë se ajo që ne matim me pajisjet tona dhe që ne përdorim në hulumtim. Dhe ky ndryshim do të ndikonte në llogaritje dhe do të çonte në këto mospërputhje. 

Tani, studiuesit e UNIGE duhet të ribëjnë edhe njëherë analizën e tyre të të dhënave, duke filluar nga parimi që ne jetojmë në një rajon me dendësi të ulët në Univers. “Ne tregojmë këtu se nuk kemi nevojë për fizikë të re për të zgjidhur problemet shkencore me të cilat përballemi. Mund të jetë thjesht një çështje e miratimit të një këndvështrimi të ri”, përfundon Benjamin Bose. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *