Fizioterapi – Cila është mënyra e duhur e të qëndruarit korrekt në këmbë, ulur, dhe shtrirë?

Qsdfgh | Lexotani

Nga Fjoralb Pashollari – Fizioterapist

Në jetën e përditshme shpeshherë jemi të detyruar të qëndrojmë për një kohë relativisht të gjatë pa lëvizur. Sidomos në periudhën e Covid-19 me të cilin po përballemi sot por gjithashtu edhe kur punojë për orë të gjata në zyrë, kur shohim TV, kur biem për të fjetur etj…
Këto situata dhe plot të tjera rrezikojnë shëndetin tonë fizik dhe eventualisht atë psikologjik. Prandaj është me rëndësi madhore të trajtojmë “mënyrat e të qendrruarit apo posturës”.

Mënyra e të qëndruarit në këmbë:

Sipas studimeve shkencore postura jonë është e përbërë nga tre harqe :
1. harku i qafës apo lordoza cervikale
2. harku i shpinës apo kifoza torakale
3. harkun e mesit apo siç quhet ndryshe lordoza lumbare.
Mënyra më e mirë për të qëndruar në këmbë sipas kërkimeve shkencore është duke përmirësuar këto tre harqe jetike për mirëfunksionimin e fizikut njerzor. Si bëhet kjo?
Së pari, mbajtja e shikimit drejt dhe qafës drejt permirson vetë harkun e qafës dhe shmang dhimbjet e mundshme.
Së dyti, duke mbajtur shpatullat dhe supet drejt me gjoksin përpara përmisojmë harkun e shpinës.
Së treti, duke forcuar muskujt abdominal ne përmirsojmë harkun e mesit.
Në këtë mënyrë ne do të kemi një posturë korrekte, pa dhimbje qafe dhe mesi, dhe me muskuj të qëndryeshëm e të forcuar.

Mënyra e të qëndruarit ulur:

Shpeshherë ne qëndrojmë ulur në një karrige, përpara një kompjuteri kur punojmë, kur argëtohemi duke parë filma, dëgjuar muzikë dhe duke luajtur online ose edhe kur shkruajmë diçka në tavolinën tonë të shkrimit. Raste të cilat na shfaqin problemet më të zakonshme me qëndrrimin, të cilat çojnë në dhimbje të trupit mbas disa minutave apo orëve.
Për ta shmangur këtë duhet të bëjmë kujdes se si ulemi në karrige apo kur ulemi përballë kompjuterit.
Fillimisht, duhet që përpara kopjuterit qëndrimi juaj të jetë në nivel të drejtë me ekranin e PC.
Më pas, duhet të sigurohemi që jemi 45-70cm larg ekranit për të shmangur gjithashtu edhe dëmtimin e syve.
Së fundmi, duhet të ulemi drejt në karrige, me këmbët të dyja të mbështetura në tokë, me gjunjët në 90 gradë, me shpatullat drejtë dhe bërrylat të vendosura mbi tavolinë.
Në këtë mënyrë ne eleminojmë sërish posturën e gabuar dhe dhimbjet e trupit.

Postures | Lexotani
Fizioterapi - Cila është mënyra e duhur e të qëndruarit korrekt në këmbë, ulur, dhe shtrirë? | LexoTani | December 22, 2024

Mënyra e të qëndruarit shtrrirë:

Qëndrrimi shtrirë ka të bëjë kryesisht me mënyrën se si ne flemë.
Sipas kërkimeve shkencore në fushën e fizioterapisë mënyra më e mirë për të fjetur është duke përdorur gjithmonë jastëkun si mbështetës të harkut të qafës. Në këtë mënyre harku i qafës është i mbështetur dhe muskujt janë të relaksuar dhe për pasojë nuk kemi dhimbje të qafës apo gjumë të pashëndetshëm.
Këshillat më me vlerë janë këto:
– Nuk duhet të flemë asnjëherë pa jastëk. Një jastëk është i mjaftueshëm, dy jastëkë për qafën mund të jenë shumë, prandaj nuk është e këshillueshme. Mjafton që harku i qafës dhe muskujt të jenë të relaskuar dhe të mbështetur në jastëk.
– Nuk duhet të flemë asnjëherë përmbys sepse kolona jonë vertebrale rëndon mbi organet tona dhe ushtron presion mbi to duke i dëmtuar.
– Pozicinet më të mira për të fjetur jane anash, nga ana e djathtë ose nga ana e majtë dhe pozicioni me shpinë, ku kolona vertebrale është e mbështetur mbi krevat dhe harqet e trupit janë të relaksuara.

Si përfundim, është i këshillueshëm aktiviteti fizik prej 45-60 min në ditë për të pasur një posturë sa më korrekte, muskuj të fortë, fleksibilitet në lëvizje dhe një performancë fizike e emocinale të këndshme gjatë ditës tuaj.

Fjoralb Pashollari është i diplomuar dhe i liçensuar në Fizioterapi. Atij i pëlqen aktiviteti fizik dhe është i apasionuar pas fushës së tij. Ai ndjehet mirë kur ndihmon klientët e tij të gjejnë energjinë e tyre fizike dhe psikologjike. Fjoralbi ka disa vite eksperiencë në këtë profesion.
Kontakto: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *