Sonda e vogël “Curiosity“ na dërgoi një “selfie” të re, të kapur nga sipërfaqja e Marsit. Ajo tani po përgatitet të eksplorojë territore të reja.
I mbuluar nga pluhuri i kuq, por ende i palëkundur, Sonda “Rover Curiosity“ kohët e fundit dërgoi 57 imazhe të reja në NASA, të bashkuara në një “selfie” të re. Pas më shumë se një viti eksplorimi dhe studimi në kreshtën e Vera Rubin, roboti i vogël është gati të paketohet dhe të udhëtojë më në jug të Planetit të Kuq.
Një selfie e fundit para nisjes
Që nga viti 2017, Curiosity ka eksploruar kreshtën e Vera Rubin (e njohur edhe si “kreshta e hematitit”), e vendosur jo shumë larg malit Sharp, dhe e quajtur kështu në nderim të punës pioniere të astronomit amerikan për rrotullimin e galaktikave. Më 15 dhjetor, ai shpoi vrimën e tij të nëntëmbëdhjetë dhe të fundit në sitin: “Rock Hall”. (korridori prej guri)
Pastaj, më 15 janar, roboti kapi një seri prej 57 imazhesh duke përdorur kamerën MAHLI të vendosur në fund të krahut të saj robotik. Këto u bashkuan nga ekipi i NASA-s në Tokë për të na dhënë një pamje të plotë të Curiosity, të mbuluar me pluhur të kuq nga një stuhi rajonale, por akoma aktive!
Drejt aventurave të reja
Tani, rover është gati të fillojë një udhëtim në një tokë të pasur me argjilë në jug të kreshtës. Mineralet e pranishme në këtë njësi mund të përmbajnë informacione të vlefshme në lidhje me liqenet e lashta Marsiane që morën pjesë në formimin e formave të ulëta të tokës në malin Sharp. Ne i urojmë një udhëtim të sigurt!