Kuriozitet : Për çfarë shërbejnë “cookies“ në internet të cilat i pranojmë pa i analizuar?

Cookies Ne Internet

“Lejo cookies”: kjo është një frazë që ju hasni pothuajse çdo ditë ndërsa surfoni në internet. Por a e dini se për çfarë shërbejnë vërtet këto “cookies” të famshme?

Cookies janë skedarë të vegjël që vendosen në shfletuesin tuaj dhe që regjistrojnë të dhënat tuaja të shfletimit. Kur shfaqet mesazhi “Lejo cookies”, kur mbërrijmë në një faqe në internet, ne priremi të dëshirojmë t’i refuzojmë ato në mënyrë që të mos “spiunohemi”. Por, çka nëse ju themi se në realitet, është e rëndësishme t’i pranoni ato?

Roli i cookies për mediat e lira

A e dini se si ja bëjnë mediat e lira për të fituar para dhe për të paguar ekipet e tyre? Duke lejuar që markat t’ju reklamojnë përmes përmbajtjes që ata prodhojnë. Dhe nëse shihni një reklamë specifike të shfaqur, kjo është në sajë të cookies të famshme.

A jeni mashkull apo femër ? Vini nga Parisi apo nga Milano? Jeni më shumë në modë, sport, letërsi, gatim …? Të gjitha këto kritere mund të përcaktohen në përputhje me vizitat tuaja në site të ndryshme dhe të dhënat e mbledhura nga cookies. Në thelb, ju ndërtoni profilin tuaj dhe kjo i lejon markat të flasin drejtpërdrejt me konsumatorët e tyre. Por kini kujdes, cookies për reklamat nuk kanë qasje në të dhënat ultra personale siç janë emri juaj ose adresa juaj postare.

Pse janë të cookies të dobishme ?

Nga ana tjetër mos mendoni se cookies përdoren vetëm nga media dhe markat. Në të vërtetë, ato janë po aq të rëndësishme për ju, sepse përmirësojnë shfletimin tuaj: produktet që do t’ju ofrohen nga faqet që vizitoni do të jenë të përshtatshme dhe për këtë arsye ka më shumë gjasa t’ju interesojnë. Në të vërtetë, nëse një banor i Torontos i cili sheh një reklamë për një kondicioner të ajrit, është me pak interes për të sesa për dikë që jeton në Kajro …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *