Mediat italiane i kanë kushtuar reportazhe 30 vjetorit të eksodit të shqiptarëve në Itali.
Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija tregtare Vlora, e ardhur nga Durrësi mbante në bord rreth 20 mijë shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria dhe u shfaqën në portin e Barit. Në bord kishte burra, gra, fëmijë, të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.
Anija Vlora!
Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u vendos për në Bari.
Varfëria dhe regjimi komunist!
Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke shkaktuar rritjen e shkallës së krimit dhe shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, sinjali i të cilave arrinte përtej Adriatikut, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.
Festimet për përvjetorin e tridhjetë!
Sot, lidhja mes dy popujve sot është më e fortë se kurrë. Të dyja vendet kanë bërë homazhe në nder të kësaj dite. Rajoni i Pulias ka bërë një sërë ekspozitash në nderim të asaj kohe e dite e një gjë e tillë po bëhet dhe në Durrës, me një ekspozitë që do të mbahet nga data 5 deri në 8 gush, shkruajnë mediat italiane. – nga ballkan web