Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës thotë se mini-shengeni nuk është prioritet. Ai shton që bashkëpunim rajonal të bëhet mbi baza barazie dhe reciprociteti.

Albin Kurti

Qeveria Kurti vazhdon të kundërshtojë mini-shengenin ballkanik. Ekzekutivi në Kosovë thotë se është pro bashkëpunimit rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë dhe mos zëvendësimit të projektit të BE-së.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu duke kundërshtuar këtë nismë, thotë për mediat se çështja e mini-shengenit ballkanik nuk ka qenë asnjëherë temë në ekzekutiv.

“Për qeverinë e Republikës së Kosovës nuk është riaktualizuar mini–shengeni, për shkak se nuk ka qenë aktual asnjëherë. Ju e dini qëndrimin e qeverisë sa i përket projektit të mini–shengenit, i cili meqenëse vendlindjen e ka në Novi Sad më saktë është t’i themi ideja e zonës së Novi-Sadit. Ne si qeveri dhe si shtet jemi të hapur për bashkëpunim rajonal, mirëpo vetëm mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit. Po ashtu jemi të hapur për bashkëpunim rajonal në atë mënyrë që ai nuk e zëvendëson projektit e BE-së dhe integrimit tonë në të, por veçse e fuqizon dhe avancon përpjekjen e shtetit tonë pro Ballkanit për anëtarësim në BE”, – tha Kryeziu.

Ai arsyeton edhe miratimin e dy nismave nga qeveria Kurti, për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare që do të lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo çfarë po bëjmë ne është në kuadër të procesit të Berlinit, i cili si proces ka lindur në Berlin, mbështetet nga zyra e kancelares Merkel dhe ka për synim dhe qëllim mbështetjen e Ballkanit Perëndimor për integrim në BE. Gatishmëria jonë për të qenë të hapur për bashkëpunimin rajonal është e tillë që t’i shërbejë Kosovës në integrim të BE-së dhe jo ti zëvendësojë me idetë që kanë lindur në Novi Sad”, – shtoi ai.

Ndërkohë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se mini-shengeni nuk është çështje prioritare për vendin.

“Sa i përket çështjes së mini-shengenit unë nuk mendoj që është çështje e vdekur, megjithatë nuk është çështje prioritare, as për qeverinë as për qytetarin e Kosovës. Çështjet e bashkëpunimit rajonal janë jashtëzakonisht të rëndësishme, prandaj unë pres që qeveria t’i shqyrtojë të gjitha nismat për themelimin e bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, sa i përket çështjes konkrete nuk është që pres nga qeveria ndonjë hap tani për tani”, – deklaroi Emir Abrashi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq Maqedonia e Veriut, kërkon mbështetje për mini-shengenin, që sheh si një nismë në interes të rajonit.

“Çdo iniciativë e cila do të rritë mundësitë për qytetarët tonë të Ballkanit Perëndimor mendoj se duhet të përkrahet. Duhet të shohim se cili është benifiti ekonomik dhe mendoj se zanafilla e bashkëpunimit rajonal ngërthen në vete mundësi dhe benefite ekonomike. Prandaj, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor i shoh të njëjtë, të barabartë, sepse vetëm ashtu mund të ecim përpara në sfidat që na presin”, – tha Fatmir Bytyqi

Ideja e mini-shengenit ballkanik është prezantuar në fund të vitit 2019, dhe në fillim i gjithë spektri politik në Kosovë u shpreh kundër saj. Ndërsa, në marrëveshjen e Uashingtonit, ish-kryeministri Hoti në njërën ndër pikat ishte zotuar për mbështetje karshi mini-shengenit.

In English

Kosovo government spokesman says mini-Schengen is not a priority. He adds that regional cooperation should be done on the basis of equality and reciprocity.

The Kurti government continues to oppose Balkan mini-Schengen. The executive in Kosovo says it is in favor of regional cooperation, but only on the basis of equality and non-replacement of the EU project.

Kosovo government spokesman Përparim Kryeziu, opposing the initiative, told the media that the issue of Balkan mini-Schengen has never been a topic in the executive.

“For the government of the Republic of Kosovo, mini-Schengen has not been updated, because it has never been current. You know the position of the government regarding the mini-Schengen project, which since it is born in Novi Sad, to be more precise, is to say the idea of ​​the Novi Sad area. We as a government and as a state are open to regional cooperation, but only on the basis of equality and reciprocity. We are also open for regional cooperation in such a way that it does not replace the EU project and our integration in it, but only strengthens and advances our pro-Balkan state’s effort for EU membership “, – said Kryeziu.

He also justifies the approval of two initiatives by the Kurti government, for the signing of international agreements that will facilitate the movement of citizens within the Western Balkans region.

“What we are doing is part of the Berlin process, which as a process was born in Berlin, is supported by Chancellor Merkel’s office and aims to support the Western Balkans for EU integration. “Our readiness to be open to regional cooperation is such as to serve Kosovo in EU integration and not to replace it with the ideas that were born in Novi Sad,” he added.

Meanwhile, international relations experts say mini-Schengen is not a priority issue for the country.

“As for the issue of mini-Schengen, I do not think it is a dead issue, however it is not a priority issue, neither for the government nor for the citizen of Kosovo. Regional cooperation issues are extremely important, so I expect the government to consider all initiatives to establish regional cooperation. However, as far as the concrete issue is concerned, it is not that I expect any step from the government for now “, – declared Emir Abrashi, expert of international relations.

Meanwhile, Northern Macedonia seeks support for mini-Schengen, which it sees as an initiative in the interest of the region.

“I think any initiative that will increase the opportunities for our citizens in the Western Balkans should be supported. We need to see what the economic benefit is and I think the beginning of regional cooperation includes economic opportunities and benefits. Therefore, I see all the countries of the Western Balkans as equal, equal, because only in this way can we move forward in the challenges that await us “, – said Fatmir Bytyqi

The idea of ​​the Balkan mini-Schengen was introduced at the end of 2019, and at the beginning the entire political spectrum in Kosovo spoke out against it. Whereas, in the Washington agreement, former Prime Minister Hoti at one of the points had pledged support for mini-Schengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *