Ndeshje plot vuajtje e “luftë”, Ilir Latifi mund Boser, gjunjëzohet dhe shpërthen në lot pas fitores. (Video)

Ilir Latifi

Sportisti shqiptar Ilir Latifi, i cili është lindur dhe rritur në Suedi, ka arritur një sukses tjetër në disiplinën luftarake “MMA”. Latifi fitoi ditën e djeshme në përballjen me kanadezin Tanner Boser, duke shënuar fitoren e 15-në këtë sport. Luftëtari shqiptar, ka filluar të ushtrohet në mundje, nga mosha 6-vjeçare dhe gjatë viteve ai ka kombinuar stilin e tij me “Brazilian Ninjitsu”.

Ilir Latifi ka arritur mëngjesin e sotëm të fitojë një ndeshje shumë të vështirë ndaj kanadezit Tanner Boser në MMA Vegas28. Ashtu siç pritej, ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe mes të barabartësh.

Latifi u mundua gjatë gjithë ndeshjes të jetë aktiv, por kundërshtari ishte mjaft dinak dhe mundohej vazhdimisht të shfrytëzonte hapësirat e lëna nga shqiptaro-suedezi dhe të merrte herë pas here iniciativën.

Në fund, pas mbylljes së të gjithë raundeve, gjyqtarët morën skenën dhe shpallën fitues Latifin me rezultat të ngushtë.
Pas kësaj fitoreje 37-vjeçari shpërtheu në lot, duke shprehur qartë se kjo ishte fitore e vështirë dhe e vuajtur për të.

Video https://twitter.com/Samuel_Prieto/status/1401411026093023233?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1401411026093023233%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-ndeshje-plot-vuajtje-e-lufte-ilir-latifi-mund-boser-dhe-shperthen-ne-lot%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *