Shqipërinë sot e drejtojnë dishepujt e Koçi Xoxes dhe trashëgimtarët hoxhistë të projekteve të Miladin Popoviçit – nga Elvis Hoxha

Elvis | Lexotani

Grenelli vijon punën e tij si organizator i bashkimit antishqiptar në rajon. Ndërkohë, PD-së, që dëshironte me zell fitoren e Trumpit, pak i intereson se ç’do të ndodhte në Kosovë po të kishte fituar Trumpi. Sot ajo sheh ambasadorin e privilegjuar të Trumpit, Grenellin, të takohet me mikun e tij Ramën.

Basha nuk e ka për asgjë mini-jugosllavinë e mini-shengenit. Betejat e tij janë të tjera. Në fakt, beteja e tij nis aty nga shtatori i ardhshëm, sigurisht me ndonjë akt trim në shërbim të kryeministrit Rama. Një akt trim mund të jetë sërish tërheqja nga parlamenti i grupit parlamentar të PD-së. Kaq është imagjinata e kësaj partie, aq sa dhe imagjinata e liderit të saj të vogël.

Të dy forcat kryesore politike në Shqipëri janë me Trumpin, dhe nuk kanë asnjë lidhje me fatin e Kosovës. Shkurt, të dy forcat politike që mbledhin votat e shqiptarëve, nuk kanë asnjë interes të mbrohet kombi shqiptar. Basha i shërben Ramës, Rama i shërben Vuçiçit. Votuesit e Republikës së Shqipërisë u shërbëjne të treve.

Shqipërinë sot e drejtojnë dishepujt e Koçi Xoxes dhe trashëgimtarët hoxhistë të projekteve të Miladin Popoviçit. Kombi shqiptar nuk është ende i përfaqësuar në udhëheqjen e Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *