Në vënd se të kalbej burgjeve, dorëhiqet Gramoz Ruçi si “zotni”

Gramoz Ruçi

Dorëheqja e Gramoz Ruçit është shembulli konkret se Shqipëria akoma është e lidhur ngushtë me të shkuarën e saj komuniste. Gramoz Ruçi ka qenë ish ministër i brëndshëm i makinerisë gjakpirëse komuniste, dhe në vend që ai të dergjej burgjeve, jep dorëheqjen si “zotni” mbas 30 vjtësh në Partinë Socialiste.

Gjatës fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste, kryeparlamentari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka njoftuar dorëheqjen.

“Kam zgjedhur sot se s’ka më mirë se 30 vjetori i partisë dhe fitorja e mandatit të tretë që të deklaroj këtu para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS në qarkun e Fierit dhe se nuk do të jem në asnjë organ të zgjedhur të familjes sime që më ka dhënë kaq shumë në 30 vjet”, tha Ruçi në fjalën e tij.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit të Shqipërisë përshëndeti edhe presidentin, Ilir Meta. Ruçi tha së bashku me Metën, Pandeli Majkon dhe Ndre Legisin ishin ndër të parët që iu bashkuan PS-së në vitin 1991.

“Do përshëndesja Ilir Metën, Ndre Legisin dhe Pandeli Majkon”.

Ruçi përshëndeti edhe ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nano. Ai tha se Nano bëri katër vite burg vetëm se ishte lideri i PS-së. Në vitin 2005, vijoi Ruçi, kur humbi zgjedhjet, ai dha dorëheqjen. Gjest ky që sipas kryeparlamentarit “e bën vetëm një lidership dhe një parti e emancipuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *