Lajm i mirë : Kosova siguron 1.213.290 vaksina në marrëveshjen me Pfizer!

Kosova Siguron Marreveshjen Per Vaksinat

Nga Kosova na vjen lajmi i mirë se Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me grupin negociator të vaksinimit kanë siguruar një sasi të madhe vaksinash nga Pfizer. Brenda vitit 2021, Kosova planifikon të vaksinojë 60% të popullsisë. Më poshtë, në dy gjuhë, deklarata zyrtare e ministrisë.

“Është arritur marrëveshja me Pfizer për blerjen e 1.213.290 dozave të vaksinës COVID-19. Ky moment shënon hapin më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës përballë Covid-19, duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe sistemin tonë shëndetësor.

Pas një pune intensive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ekipit Negociator të Vaksinës, Kosova ka siguruar doza të mjaftueshme për të kryer vaksinimin përtej grupeve prioritare në përputhje me Planin Shtetëror të Vaksinimit. Kosova ka një kapacitet të zinxhirit të ftohtë për secilin lloj të vaksinave, duke mundësuar që ato të ruhen sipas standardeve.

Ne jemi të vendosur të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë, për të arritur vaksinimin e 60% të qytetarëve deri në 2021. Procesi i vaksinimit po vazhdon të zbatohet në përputhje me të gjitha parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafit mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19 dhe për hartimin e planit shtetëror të vaksinimit COVID-19.

Vaksinimi masiv do të jetë një hap i rëndësishëm drejt fitores në luftën tonë kundër COVID-19, përfshirë aksesin e sigurt dhe të plotë në shërbimet vitale. Vaksinat kundër COVID-19 ofrojnë shpresë, por edhe më tej, do të duhet të kujtojmë masat parandaluese, të tilla si distanca sociale, maskat dhe ventilimi, duke shmangur grumbullimet dhe mjediset e brendshme, ndërsa higjiena e duarve duhet të vazhdojë të mbahet edhe pas vaksinimit”.

The good news comes from Kosovo that the Ministry of Health, in cooperation with the vaccination negotiating team, has provided a large amount of vaccines from Pfizer. By 2021, Kosovo plans to vaccinate 60% of the population. Below, in two languages, the official statement of the ministry.

“Kosovo provides 1.213.290 vaccines in agreement with Pfizer. The agreement with Pfizer on the purchase of 1.213.290 doses of the COVID-19 vaccine has been reached. This moment marks the most important step for the Republic of Kosovo in the face of Covid-19, preserving the health of citizens and our health system.

After intensive work of the Ministry of Health and the Vaccine Negotiating Team, Kosovo has provided sufficient doses to carry out vaccination beyond the priority groups in accordance with the State Vaccination Plan. Kosovo has a cold chain capacity for each type of vaccine, enabling them to be stored according to standards. We are determined to continue at a fast pace, to achieve the vaccination of 60% of citizens by 2021.

The vaccination process is continuing to be carried out according to all safety and quality parameters by trained teams across the country. Acknowledgment of the medical teams and support staff for the continuous efforts to deal with each complex aspect of COVID-19 vaccination and for the drafting of the state COVID-19 vaccination plan.

Mass vaccination will be an important step towards winning our fight against COVID-19, including safe and complete access to vital services. Vaccines against COVID-19 offer hope, but even further, we will have to remember preventive measures, such as social distance, masks, and ventilation, avoiding gatherings and indoor environments, while hand hygiene must continue to be carried even after vaccination”.

Ardit Kuqa është menaxher projektesh në fushën e biznesit dhe inovacionit social. Aktualisht punon si menaxher dhe drejtues projektesh në “Etude Plus” në zonën e Parisit. Arditi ka studiuar Inxhinjeri Biznesi, Studime Evropiane dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai është i apasionuar pas edukimit dhe sipermarrjes, si mekanizma për të përmirësuar jetën e qytetarëve, shoqërisë dhe funksionimin e demokracisë. LexoTani është njëra prej disa nismave që kontribuon në këtë aspekt. Arditi është i hapur kurdoherë për bashkëpunime dhe propozime; mund ta kontaktoni në [email protected] ose në profilin e tij LinkedIn – https://www.linkedin.com/in/kuqaardit-yourchoice/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *