Fondacioni Gjirokastra fitoi Çmimin Evropian për Trashëgiminë, sot, 25 maj, për punën në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të qytetit por jo vetëm.
Ky fondacion u themelua në vitin 2001 me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e saj. Që prej asaj kohe ai ka zbatuar mbi 50 projekte në Gjirokastër dhe në disa qytete të Shqipërinë.
Juria e Europa Nostra theksoi arritjet dhe punën e Fondacionit Gjirokastra duke thënë se…
“Falë angazhimit të përkushtuar, 20-vjeçar të Fondacionit Gjirokastra për të shpëtuar qytetin e tyre nga prishja, ky Qytet i Trashëgimisë Botërore po shpëtohet përmes prezantimit të parimeve dhe modeleve më të mira për ruajtjen dhe trashëgiminë. Kjo punë u ndërmor në një kontekst sfidues shoqëror dhe politik dhe në frymën e praktikave të bazuara në komunitet me një qasje pjesëmarrëse”.
Qyteti i Gjirokastrës ishte në rrezik të madh; puna e këtij Fondacioni ndihmoi për të ndryshuar rrjedhën e qytetit nga kalbja drejt shpëtimit, shtoi juria.
Ishte ky fondacioni i cili ka përgatitur dosjen për vlerësimin nga UNESCO të Qendrës Historike të Gjirokastrës, dhe më vonë për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, i cili u rendit në vitin 2020.
In English
Gjirokastra Foundation won the European Award for Heritage, today, May 25, for work in preserving and developing the cultural heritage of the city but not only.
This foundation was established in 2001 with the aim of protecting and promoting cultural heritage and its development. Since then he has implemented over 50 projects in Gjirokastra and in several cities in Albania.
The Europa Nostra jury emphasized the achievements and work of the Gjirokastra Foundation, saying that …
“Thanks to the dedicated, 20-year commitment of the Gjirokastra Foundation to save their city from destruction, this World Heritage City is being saved through the introduction of the best principles and models for preservation and heritage. This work was undertaken in a challenging social and political context and in the spirit of community-based practices with a participatory approach.
The city of Gjirokastra was in great danger; the work of this Foundation helped to change the course of the city from decay to salvation, the jury added.
It was this foundation which prepared the dossier for the evaluation by UNESCO of the Historic Center of Gjirokastra, and later for the National Theater of Albania in Tirana, which was ranked in 2020.